Page 154 - Demo
P. 154
3.7 SHBA, POPULLSIA DHE SPECIFIKAT EKONOMIKENxënësi/ja:• shpjegon mënyrën e krijimit të kombit dhe shtetit amerikan, SHBA-së;• analizon rregullimin administrativo-politik të SHBA-së;• argumenton zhvillimin e shpejtë ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore të SHBA-së;• krahason ngjashmëritë dhe dallimet mes SHBA-së dhe Kanadasë në aspektin e zhvillimit ekonomik. kombi amerikan shtet federal organizimi administrativopolitik burimet natyrore dhe ekonomike degët ekonomikeFjalë kyçeFormimi i shtetit amerikanNdër emigrantët e parë që erdhën në Amerikën e Veriut ishin anglezët, irlandezët dhe skocezët, ndërsa më vonë edhe francezët, italianët, rusët, gjermanët, skandinavët etj., të cilët formuan kolonitë e tyre. Emigrimi më i madh dhe më me ndikim në Amerikën e Veriut, ishte ai anglez. Në shekullin XVII, anglezët themeluan koloninë me emrin Anglia e Re dhe vazhduan të pushtonin edhe kolonitë e vendeve të tjera evropiane. Gjatë gjithë kolonizimit, anglezët kanë imponuar vazhdimisht gjuhën dhe kulturën e tyre. Ata kanë imponuar zakonet, sjelljet, mënyrën e të menduarit, mënyrën e jetesës, shkollimin në gjuhën angleze etj. Kjo bëri që SHBA-ja të jetë vendi më asimilues i popujve të tjerë. Kombi amerikan është krijuar si rezultat i shkrirjes së kombeve të tjera në një komb të vetëm, ku ndikimin më të madh e kanë pasur anglezët. Megjithatë, kombi amerikan ka dallime të mëdha nga anglezët si për nga gjuha, ashtu edhe nga mënyra e jetesës, zakonet etj.Pas mosmarrëveshjeve mes kolonive angleze në Amerikë dhe Britanisë së Madhe, u themelua shteti amerikan nga trembëdhjetë koloni të Britanisë së Madhe që ndodheshin përgjatë bregdetit të Atlantikut. Më 4 korrik 1776, ato shpallën pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe. Më 17 shtator 1787, u përpilua edhe kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, ndërsa miratimi i saj u bë një vit më vonë. Është ndër kushtetutat më të vjetra në botë.A e dini se...Në vitin 1867, SHBA-ja e bleu Alaskën nga Perandoria Ruse, me një çmim shumë të lirë prej 7,2 milionë dollarësh. Alaska rezultoi hapësira më e pasur me burime nëntokësore në SHBA. Në janar të vitit 1959, Alaska u bë shteti i 49-të i SHBA-së. Shteti i fundit që iu bashkua SHBA-së janë ishujt Havai, në gusht të vitit 1959. 1 Pozita gjeografike e SHBA-së në botë152

