Page 155 - Demo
P. 155
Kontinenti i AmerikësNë shekullin XIX, Shtetet e Bashkuara fituan toka nga Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Meksika dhe Rusia, si dhe aneksuan Republikën e Teksasit dhe ishujt e Havait. Mosmarrëveshjet mes jugut bujqësor dhe veriut industrial rreth të drejtave të shteteve dhe zgjerimit të institucionit të skllavërisë, provokuan Luftën Civile Amerikane të viteve 1860. Fitorja e veriut parandaloi një ndarje të përhershme të vendit dhe solli heqjen e skllavërisë së ligjshme në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1945, Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore. SHBA-ja është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe themeluese e NATO-s. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, SHBA-ja doli si superfuqi e vetme në botë. Afro 50% e shpenzimeve ushtarake të rruzullit tokësor mbulohen nga Shtetet e Bashkuara, që vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike, politike dhe kulturore në botë. SHBA-ja ka qenë dhe mbetet një vend mik i Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ajo ishte shteti që e përkrahu Kosovën në luftën e fundvitit 1999, për çlirim dhe pavarësi. 2 Presidenti amerikan Klinton, Sekretarja e Shtetit Ollbrajt dhe gjenerali i NATO-s Klark 3 Harta politike e SHBA-së – Alaska gjatë vizitës në Kosovë (Prishtinë, 2019)3 Skema e tri pushteteve në SHBASHBA-ja përbëhet nga 50 shtete federale që janë republika federale të tipit presidencial. Kjo mundëson që të gjitha shtetet të jenë të formës republikane. Çdo shtet federal ka kushtetutën e vet, pushtetin legjislativ dhe pushtetin ekzekutiv. Presidenti është udhëheqësi kryesor i pushtetit ekzekutiv dhe zgjidhet drejtpërdrejt nga votat e popullit me mandat 4-vjeçar. Presidenti nuk ka të drejtë të zgjidhet më shumë se dy mandate.Kongresi është organi më i lartë i pushtetit legjislativ. Përbëhet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Dhoma e Senatit. Numri i deputetëve në Dhomën e Përfaqësuesve varet nga numri i banorëve të secilit shtet (janë 435 anëtarë me të drejtë vote dhe 6 pa të drejtë vote), ndërsa numri i senatorëve në Dhomën e Senatit është 100, nga 2 për secilin shtet.Pushteti juridik përfaqësohet nga Gjykata Supreme. Ajo ndahet në dy degë: Gjykata Federale dhe Gjykata e Ulët Lokale. Gjykata Supreme vendos nëse ligjet e dy degëve të tjera të pushtetit janë në përputhje me kushtetutën. DEGËT E QEVERISJESKUSHTETUTALEGJISLATIVI EKZEKUTIVI GJYQËSORISENATIPRESIDENTIGJYKATA SUPREMEDHOMA E PËRFAQËSUESVEZV.PRESIDENTIKABINETIGJYKATAT E TJERA FEDERALEHAVAIALASKAKANADAMEKSIKATEKSASNJU-MEKSIKO ARIZONËUTAH KOLORADO KANZASOKLAHOMATENESIKENTAKIPENSILVANINJU-JORKMEJNOHAJO INDIANAILINOIMISURIAJOVA NEBRASKAVAJOMINGIDAHOOREGONUASHINGTONMONTANADAKOTA E VERIUTKANADAMINESOTAVISKONSINKALIFORNIAMIÇIGANDAKOTA E JUGUTVIRXHINIAFLORIDANEVADA01 - VERMONT02 - NJU-HEMPSHIR03 - MASAÇUSETS04 - ROD-AJLEND05 - KONEKTIKAT06 - NJU-XHERSI07 - DELAUER08 - MERILEND09 - UASHINGTON D.C.10 - UEST VIRXHINIA153

