Page 156 - Demo
P. 156
Kontinenti i AmerikësPopullsia dhe veçoritë shoqëroreNumri i përgjithshëm i popullsisë në SHBA është mbi 336 milionë banorë, që jetojnë në një sipërfaqe mbi 9.8 milionë km2. Dendësia mesatare e popullsisë është rreth 36 banorë/km2. Shpërndarja e popullsisë ndryshon shumë mes territoreve të ndryshme në SHBA. Pjesa më e madhe e popullsisë është e përqendruar në brigjet e Oqeanit Atlantik, ndërsa në rajone të tjera, si: Alaska, pjesa malore e Maleve Shkëmbore etj., dendësia është shumë e vogël dhe nuk arrin as 1 banor/km2. Shkalla e zhvillimit ekonomik e social është e lartë dhe si rrjedhojë kemi shkallë të ulët të shtimit natyror, nën 6 për mijë, ku dominojnë grup-moshat e mesme dhe ato të moshuara. Popullsia e moshuar, mbi 65 vjeç, i kalon 16%. Në qytete jeton mbi 82% e popullsisë. Në SHBA nuk ka fshatra të tipit evropian, aziatik dhe afrikan. Besimi kryesor fetar është ai protestant, me rreth 46%, pastaj ai katolik me 20% dhe besime të tjera me përqindje më të vogël.Popullsia në SHBA është e përzier si nga përbërja etnike e racore, ashtu edhe fetare. Banorët e parë autoktonë të Amerikës ishin indianët. Sot, banorët vendas janë në numër shumë të vogël, nën 300 mijë. Pasardhësit e popullsisë së bardhë përbëjnë mbi 80% të popullsisë së SHBA-së. Kolonizatorët e parë ishin anglezët, pastaj skocezët, irlandezët e më vonë edhe francezët, italianët, gjermanët, rusët, skandinavët etj. Në SHBA jeton edhe një numër popullsie shqiptare që ka emigruar atje në periudha të ndryshme.Afroamerikanët përbëjnë rreth 12% të popullsisë në SHBA dhe jetojnë kryesisht në pjesën jugore dhe juglindore. Për një kohë të gjatë, ata ishin shumë të diskriminuar nga të bardhët. Ishin më të varfër. Jetonin në lagje të ndara dhe punonin punë të rënda fizike. Fëmijëve të tyre nuk u lejohej të shkolloheshin me fëmijët e të bardhëve. 5 Harta e dendësisë së popullsisë100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-410% 8% 6% 4% 2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%3.0% 2.8%3.1% 3.0%3.4% 3.2%3.3% 3.2%3.3% 3.2%3.5%3.5% 3.4%3.4%3.4% 3.3%3.1%3.1% 3.1%3.1%3.2% 3.2%3.2% 3.4%3.1% 2.8%2.6% 2.8%1.9% 2.2%1.3% 1.6%0.8% 1.1%0.5% 0.7%0.2% 0.3%0.0%0.0% 0.0%0.1%4 Piramida e popullsisë së SHBA-sëMESHKUJ FEMRA154

