Page 158 - Demo
P. 158


                                    Kontinenti i AmerikësBlegtoria është gjithashtu ndër degët më të rëndësishme në SHBA. Sipërfaqet e mëdha me kullosa, sidomos në zonat e prerive, kanë mundësuar zhvillimin e lartë të blegtorisë dhe këto zona janë ndër më të specializuarat. Rriten kryesisht gjedhët, derrat, kuajt, shpezët etj. Ka prodhimtari të lartë të qumështit dhe të mishit. Peshkataria është mjaft e zhvilluar, nisur nga pasuritë e shumta ujore në dy oqeane, si dhe në dete, lumenj e liqene. Ka pasuri të shumta pyjore, sidomos pjesa lindore dhe rajoni i oqeanit Paqësor. Bazuar në këto pasuri, SHBA-ja ka të zhvilluar edhe industrinë e drurit dhe njihet si vendi i parë në botë për prodhimin e letrës dhe celulozës. Druri përdoret shumë edhe në ndërtimin e shtëpive private. I kushtohet shumë kujdes ruajtjes dhe shfrytëzimit sa më racional të pyjeve. Në SHBA janë të zhvilluara të gjitha llojet e transportit. Shkalla e lartë e zhvillimit ekonomik, transportimi i mallrave, lëvizja ditore e punëtorëve dhe komunikimi i lehtë e i shpejtë nuk do të ishte i mundur pa një transport të zhvilluar, me rrjet të dendur rrugësh automobilistike, hekurudhore, detare e ajrore. Transporti hekurudhor është mjaft i zhvilluar, sidomos gjatë bregdetit të Oqeanit Atlantik dhe rajonit të Liqeneve të Mëdha. Ka mjaft të zhvilluar edhe komunikacionin rrugor, me një rrjet mjaft të dendur rrugësh moderne dhe transkontinentale. Komunikacioni ujor është shumë i rëndësishëm, ndërsa rrjeti ujor i brendshëm është më i zhvilluar në pjesën lindore, posaçërisht në Liqenet e Mëdha dhe pellgun e lumit Misisipi. Trafiku detar në dete dhe oqeane bëhet përmes porteve të njohura detare, si: Hjustoni, Nju-Jorku, Nju-Orleansi, Los-Anxhelosi, San Francisko etj. Ka transportin ajror më të zhvilluar në botë, me një rrjet shumë të dendur korridoresh ajrore të brendshme, ndërkombëtare dhe ndërkontinentale. Qytete si: Nju-Jorku, Çikago, Atlanta, Dallasi, Los-Anxhelosi, Majami etj., njihen për aeroportet me numrin më të madh të pasagjerëve. Qarkullimi brenda qyteteve të mëdha në SHBA, bëhet edhe përmes metrove që janë shumë të zhvilluara.Tregtia është degë e rëndësishme ekonomike. SHBA-ja eksporton produkte bujqësore (sojë, fruta, misër) 9,2%, furnizime industriale (kimikate organike) 26,8%, mallra kapitale (transistorë, avionë, pjesë automjetesh, kompjuterë, pajisje telekomunikacioni) 49,0%, mallra konsumi (automobila, ilaçe) 15,0%. Zhvillimi i arsimit dhe zbulimet shkencore janë shumë të rëndësishme dhe kanë nivel të lartë zhvillimi. Trashëgimia e pasur kulturore dhe natyrore kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit. Trashëgimia e kulturës së vjetër indiane, bukuritë natyrore, parqet kombëtare, bregdeti dhe qytetet paraqesin atraksion shumë të madh turistik dhe janë shumë të vizituara.8 Peshkataria në SHBAPyetje dhe detyra1 <ĞŶŝŵĞŶĚƵĂƌŶĚŽŶũģŚĞƌģ͕ƉƐĞŶģŇĂŵƵƌŝŶĞ^,ͲƐģŐũĞŶĚĞŶϱϬLJũĞ͍2 ^,ͲũĂŶũŝŚĞƚƉģƌƌŝƐŝƚģůĂƌƚĂƚĞŬŶŽůŽŐũŝŬĞ͘WģƌŵĞŶĚŶŝĚŝƐĂŶŐĂƉƌŽĚŚŝŵĞƚ͕ƉģƌƚģĐŝůĂƚŶũŝŚĞƚŬLJƐŚƚĞƚ͘3 <ƵďĂnjŽŚĞƚnjŚǀŝůůŝŵŝŝůĂƌƚģŝƚƌĂŶƐƉŽƌƟƚŶģ^,͍4 DĞĐŝůĂƚƉƌŽĚŚŝŵĞƚģŬƵůƚƵƌĂǀĞďƵũƋģƐŽƌĞ͕^,ͲũĂnjģǀĞŶĚĞƚĞƉĂƌĂŶģďŽƚģ͍9 Përhapja e degëve industriale në SHBA156
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162