Page 160 - Demo
P. 160


                                    Kontinenti i Amerikëstë Sen-Lorenit dhe kufirit me SHBA-në. Si rezultat i klimës më të përshtatshme, këto hapësira kanë ndikuar në përqendrimin më të madh të popullsisë dhe qyteteve të mëdha të Kanadasë. Klima malore dominon në male, ndërsa brigjet e Oqeanit Paqësor ku dominon klima oqeanike, e lagësht dhe e butë, marrin sasi më të madhe reshjesh (rreth 2000 mm/vit). Tek ishujt në veri është e pranishme klima polare. Vlen të përmendet ndikimi i rrymës së ftohtë të Labradorit në gadishullin e Labradorit. Në këtë hapësirë, megjithëse shtrihet në gjerësi të njëjtë gjeografike me Evropën Veriore, klima është më e ashpër dhe më e ftohtë. Pse mendoni se janë këto dallime në klimë përkundër gjerësisë së njëjtë gjeografike me Evropën Veriore?Kanadaja është një nga shtetet më të pasura me ujëra. Ka një rrjet të dendur lumenjsh, ku më të njohurit janë: Mekezni, Jukoni, Sen-Loreni, Nelsoni etj. Kanadaja është e pasur me liqene dhe ka ngjashmëri me Finlandën. Liqenet më të njohura janë: Atabaska, Lui, Liqeni i Madh i Arinjve, Liqeni i Madh i Skllevërve etj. Në kufi me SHBA-në gjenden Liqenet e Mëdha (Superiori, Hjuroni, Ontario, Ejri dhe Miçigani). Bota bimore dhe shtazore në Kanada është e shumëllojshme. Në shumëllojshmërinë e saj ndikojnë kushtet klimatike, format e relievit, lumenjtë, liqenet etj. Bota bimore A e dini se...Mburoja Kanadeze është një pjesë e ngritur në pllakën e vjetër tektonike të Amerikës së Veriut. Ajo përfshin territorin lindor të lumit Mekenzi dhe pjesën veriore të Liqeneve të Mëdha, tok me gjirin e Sen-Lorenit, Arkipelagun Arktik dhe pjesën më të madhe të Labradorit dhe Groenlandës.DetyrëGjeni në hartën e murit ose në atlas, ato që u cekën më lart.DetyrëGjeni në hartën e murit ose në atlas, lumenjtë dhe liqenet më të njohura ƚģ<ĂŶĂĚĂƐģ͘dhe shtazore e këtij vendi ka ngjashmëri të madhe me atë të Evropës dhe të Azisë. Zona bimore karakterizohet nga tundrat, tajga, pyjet e përziera, preritë. Ndërsa nga bota shtazore, më të përhapura janë: dhelpra e bardhë, lepuri, ariu i bardhë, dreri i veriut (zona e tundrës); ariu i murrmë, ujku, dhelpra, dreri etj., (zona e tajgave); bizonët (zona barishtore – preritë). Pjesa më e madhe e Kanadasë është e mbuluar me pyje, të cilat janë burimi kryesor i industrisë së drurit dhe industrisë së letrës. Një pjesë e vogël e hapësirës shfrytëzohet për prodhime bujqësore.2 Pamje e liqenit malor Lui në Parkun Kombëtar Banf, Alberta, Kanada158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164