Page 161 - Demo
P. 161


                                    Kontinenti i AmerikësPopullsia dhe veçoritë shoqërore të KanadasëNë Kanada jetojnë mbi 38 milionë banorë, në një sipërfaqe prej 9,9 milionë km2, ku dendësia mesatare e popullsisë është rreth 4 banorë/km2. Edhe pse Kanadaja është shteti i dytë më i madh në botë për nga sipërfaqja, ajo ka popullsi shumë të vogël, për shkak të shtrirjes së saj në territoret veriore me klimë të ftohtë, ku kushtet natyrore nuk janë të përshtatshme për jetesë. Megjithatë, në hapësirat e ftohta jeton një grup i veçantë i popullsisë vendase, eskimezët, të cilët u janë përshtatur kushteve ekstreme të ftohta klimatike. 3 Panorama e prerive në Kanada4 Piramida e popullsisë së Kanadasë6 Eskimezët në Kanada5 Dendësia e popullsisë në KanadaPopullsia është e përqendruar në pjesën jugore dhe juglindore, në gjerësi më të vogël gjeografike, ku kushtet natyrore janë më të favorshme. Rajoni lindor, sidomos zona e Liqeneve të Mëdha në kufi me SHBA-në, është pjesa më e populluar e Kanadasë, ku ndodhen edhe qytetet më të rëndësishme. Duke shkuar në drejtim të veriut, dendësia është e vogël, ndërsa në pjesët më veriore nuk ka kushte për banim. Kanadaja ka shtim natyror të ulët, rreth 8 për mijë, ka rritje të popullsisë së moshuar (rreth 18% e popullsisë është mbi 65 vjeç) dhe dominojnë grup-moshat 25-64 vjeç me rreth 54%. Niveli i jetesës së kanadezëve është shumë i lartë. Shërbimet sociale janë mjaft të zhvilluara. Në qytete jeton mbi 80% e popullsisë. Qytetet kryesore janë: Otava (900 mijë banorë) kryeqyteti Montreal (1,7 milionë banorë), Toronto (2,7 milionë banorë) dhe Vankuveri (600 mijë banorë).100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-410% 8% 6% 4% 2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%2.6% 2.4%2.7% 2.6%2.8% 2.7%2.7% 2.6%3.3% 3.1%3.6% 3.3%3.5% 3.5%3.1% 3.2%3.6% 3.5%3.3% 3.3%3.2% 3.2%1.6% 1.8%1.0% 1.2%0.6% 0.8%0.2% 0.04%0.1% 0.1%0.0% 0.0%2.3% 2.5%2.8% 3.0%3.5% 3.5%3.5% 3.5%MESHKUJ FEMRABanorë për km20,5251550150JUKONNUNAVUTMANITOBAALBERTAKOLUMBIABRITANIKESASKAÇEVANKEBEKKebekMontrealOtavaKiçenerRexhina UinipegSaskatunEdmontonKalgari VankuverUindsorLondonHamiltonTorontoONTARIOPRINC EDUARD ISKOCIAE RENJU-BRUNSUIKTERRITORET VERIPERËNDIMORE NJUFAUNDLENDIDHE LABRADORI159
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165