Page 162 - Demo
P. 162


                                    Kontinenti i AmerikësBesimi kryesor fetar është ai katolik (rreth 39%), pastaj ai protestant (rreth 20%), dhe besime të tjera në përqindje të vogël. Grupet etnike të popullsisë janë: kanadezët, anglezët, skocezët, francezët, irlandezët, gjermanët, kinezët etj. Kanadaja ka dy gjuhë zyrtare: anglishten dhe frëngjishten. Kanadaja banohet thuajse tërësisht nga popullsia e bardhë, e formuar nga pasardhësit e kolonizatorëve evropianë. Sot, mbi 56% e popullsisë flet anglisht, ndërsa rreth 24% frëngjisht (në Kebek). Grupe të tjera etnike janë: italianët, gjermanët dhe holandezët. Popullsia e dikurshme vendase, indianët dhe eskimezët, përbëjnë 0,5 milionë banorë. Kanadaja është vendi i emigrantëve dhe kultura e saj është një përzierje e shumë kulturave botërore. Kohët e fundit, aty janë shpërngulur shumë shqiptarë, që përbëjnë një komunitet të mirorganizuar. Kanadaja është shtet federal dhe përbëhet nga dhjetë krahina dhe dy territore, si dhe është pjesë e Komonuellthit britanik. Zhvillimi ekonomikZhvillimi ekonomik i Kanadasë është i bazuar në një shumëllojshmëri burimesh natyrore. Për shkak të tregtisë dhe marrëdhënieve ekonomike me fuqitë më të zhvilluara botërore, Kanadaja filloi të zërë pozitë udhëheqëse në ekonominë globale. Ndër pasuritë natyrore të Kanadasë janë burimet e shumta energjitike (naftë, gaz natyror, energji hidrike, energji atomike dhe uranium), minerale (hekur, nikel, platin, azbest, ar, argjend, plumb, boksite etj.), sipërfaqet pyjore etj.RAJONI ATLANTIKKANADAJA QENDRORERAJONET E PRERIVEBREGU PERËNDIMOR(RAJONI I PAQËSORIT)TERRITORET VERIORENunavutKebekSaskaçevanManitoba AlbertaBritishKolumbiaNju-BrunsuikSkocia e Re OTAVAOntarioTerritoretJukonVeriperëndimoreNjufaundlenddhe LabradorNë bujqësinë e Kanadasë ndikojnë sipërfaqet e vogla të tokave të punueshme dhe kushtet jo të favorshme natyrore. Megjithatë, bujqësia është degë e rëndësishme ekonomike, është e mekanizuar, në të punojnë pak punëtorë, por arrihen rendimente të larta. Njihet si shtet i drithërave, ku më së shumti kultivohen gruri, tërshëra, elbi, liri, panxharsheqeri etj. Ka të zhvilluar edhe blegtorinë në formë fermash të mëdha, kryesisht mes liqenit Hjuron dhe bregdetit të Oqeanit Atlantik. Rriten gjedhët, delet, shpezët etj. Peshkataria është e zhvilluar përgjatë brigjeve të Oqeanit Atlantik dhe Paqësor. Pyjet zënë një sipërfaqe të madhe dhe kanë rëndësi në industrinë e drurit.6 Ndarja federale e Kanadasë 7 Prodhimi i energjisë hidrike në Kanada160
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166