Page 163 - Demo
P. 163
Kontinenti i AmerikësKanadaja është vendi i dytë më i madh industrial në Amerikën e Veriut. Ka tri rajone kryesore industriale: Ontario dhe ultësira e Sen-Lorenit, rajoni i prerive dhe bregu perëndimor i Paqësorit. Industritë më të njohura janë: rafineritë e naftës, industria kimike, prodhimi i makinerive bujqësore, termocentraleve, anijeve, aeroplanëve, përpunimit të metaleve, industria e mobileve, ajo tekstile, ushqimore etj. Qendrat më të njohura industriale janë: Toronto, Otava, Ontario, Alberta etj.Në Kanada janë të zhvilluara të gjitha llojet e transportit: hekurudhor, automobilistik, ujor dhe ajror. Janë ndërtuar hekurudha që lidhin brigjet e dy oqeaneve, Atlantikut dhe Paqësorit. Kanadaja është e treta në botë për gjatësinë e rrjetit hekurudhor, pas Rusisë dhe SHBA-së. Me rëndësi të veçantë është edhe transporti ujor, që përmes Liqeneve të Mëdha dhe lumit Sen-Loren, bën lidhjen me brigjet e Oqeanit Atlantik, çka ndikon shumë në qarkullimin e mallrave dhe njerëzve. Në qytete, njerëzit preferojnë sistemet publike dhe ekologjike të transportit. Shumë kanadezë preferojnë të udhëtojnë me biçikleta ose në këmbë.Pyetje dhe detyra1 <ĂŶĂĚĂũĂģƐŚƚģƐŚƚĞƟŝĚLJƚģŵģŝŵĂĚŚŶģďŽƚģƉģƌŶŐĂƐŝƉģƌĨĂƋũĂ͕ƉŽƌŬĂǀĞƚģŵϯϴŵŝůŝŽŶģďĂŶŽƌģ͘WƐĞģƐŚƚģŬũŽŵŽƐƉģƌƉƵƚŚũĞŵĞƐƐŝƉģƌĨĂƋĞƐƐģƐĂũĚŚĞƉŽƉƵůůƐŝƐģ͍2 Eģ<ĂŶĂĚĂŶģĨĞĚĞƌĂůĞŇŝƚĞŶĚLJŐũƵŚģnjLJƌƚĂƌĞ͕ĂŶŐůŝƐŚƚũĂĚŚĞĨƌģŶŐũŝƐŚƚũĂ͘EģŚĂƌƚģŶĞĚŚģŶģƚģ<ĂŶĂĚĂƐģ͕ƐŚģŶŽŶŝƐŚƚĞƟŶŬƵŐũƵŚģnjLJƌƚĂƌĞģƐŚƚģĨƌģŶŐũŝƐŚƚũĂ͘3 WũĞƐĂĚģƌƌŵƵĞƐĞĞƋLJƚĞƚĞǀĞƚģŵģĚŚĂƚģ<ĂŶĂĚĂƐģũĂŶģƚģǀĞŶĚŽƐƵƌĂŶģŬƵĮŵģ^,ͲŶģ͘ /ĚĞŶƟĮŬŽŶŝĐŝůĂƚũĂŶģƋLJƚĞƚĞƚŬƌLJĞƐŽƌĞĚŚĞƚƌĞŐŽŶŝƉƐĞƐŚƵŵŝĐĂƉƌĞũƚLJƌĞũĂŶģƚģǀĞŶĚŽƐƵƌĂ ŶģƉũĞƐģŶũƵŐŽƌĞƚģ<ĂŶĂĚĂƐģ͘Gjuhët në KanadaAnglishtFrëngjishtAnglisht dhe frëngjishtAnglisht dhe të tjera161

