Page 164 - Demo
P. 164
3.9Amerika e Mesme është hapësirë gjeografike mes dy hapësirave të mëdha kontinentale të Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut. Ky rajon shtrihet nga kufiri verior i Meksikës, prej lumit Rio-Grande, deri në jug në Kolumbi, përkatësisht deri te Kanali i Panamasë, me gjatësi rreth 4600 km. Përfshin dy njësi gjeografike: njëra është pjesa kontinentale e Amerikës së Veriut, ndërsa pjesa tjetër janë territoret e ishujve. AMERIKA E MESME – POZITA GJEOGRAFIKE DHE VEÇORITË NATYRORENxënësi/ja:• vlerëson rolin e pozitës gjeografike të Amerikës së Mesme, si urë lidhëse mes Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut;• identifikon format kryesore të përthyeshmërisë bregdetare të Amerikës së Mesme;• përshkruan tiparet kryesore të relievit, klimës, hidrografisë dhe botës së gjallë në Amerikën e Mesme. urë lidhëse Gjiri i Meksikës Kanali i Panamasë Antilet e Mëdha rrafshnalta e MeksikësFjalë kyçeMe rreth 2,7 milionë km2, është mbi shtatë herë më e vogël se Amerika e Veriut dhe gjashtë herë më e vogël se Amerika e Jugut. Shtrirja e saj ndërmjet Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut, ka bërë që të ketë pozitë shumë të mirë gjeografike dhe të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet tyre. Dalja në Oqeanin Atlantik dhe Oqeanin Paqësor, si dhe Kanali i Panamasë, i jep një pozitë të favorshme strategjike dhe gjeopolitike. Pozita e favorshme gjeografike e Amerikës së Mesme bën që përmes apo pranë saj, të kalojnë rrugë të rëndësishme tokësore, detare dhe ajrore, të cilat mundësojnë lidhjet mes kontinentit të Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut, si dhe mes Oqeanit Atlantik dhe atij Paqësor. Kjo bën që Amerika e Mesme të jetë udhëkryq i rëndësishëm i rrugëve komunikuese ndërkontinentale.Amerika e Mesme karakterizohet nga një përthyeshmëri e madhe. Bregdeti i saj përbëhet nga shumë ishuj, gadishuj, gjire, dete e ngushtica. Më karakteristike janë: Gjiri i Meksikës, Kanali i Panamasë, ishujt Bahama, Antilet e Mëdha dhe të Vogla. Rajoni i Amerikës së JugutOqeani AtlantikOqeani PaqësorGadishulli JukatanBaja KaliforniaPllaja QendroreNasauAntigua dhe BarbudaShen Kits dhe Nevis GuadalupeDominikaMartinikeSanta LuçiaTrinitad dhe TabagoSanto DomingoAntilet HolandezePellgu VenezuelianPort-o-PrinceMaja Orizaba5610 mMajemiTegusigalpaPanama SitiIshujt KajmanLEGJENDËKryeqytetetQytetet kryesoreLumenjtëKufiri shtetëror 1 Harta fiziko-gjeografike e Amerikës së Mesme 162

