Page 165 - Demo
P. 165
Kontinenti i AmerikësKaraibet është emër i njohur për grupin e ishujve në Detin e Karaibeve. Të tillë janë grupi i ishujve Antilet e Mëdha, Antilet e Vogla dhe Bahamat. Në grupin e Antileve të Mëdha bëjnë pjesë ishujt e Kubës, Xhamajkës, Porto-Rikos dhe Hispanjolës, ndërsa në grupin e Antileve të Vogla gjenden një numër i madh ishujsh të vegjël në formë harku. Prej gadishujve, më i njohuri në Amerikën e Mesme është Jukatani. Gjirin e Meksikës dhe detin e Karaibeve e lidh ngushtica Jukatan, ndërsa gjirin e Meksikës me Oqeanin Atlantik e lidh ngushtica e Floridës. Bregdeti i Oqeanit Paqësor është shumë pak i përthyer; aty dallohen gadishulli i Kalifornisë, gjiri i Kalifornisë dhe gjiri i Panamasë. PORTORIKOKUBAHAITIREPUBLIKADOMENIKANEISHUJTBAHAMAOQ E A N IA T L A N T I KDE T IIK A R A I B E V EA N T I L E T E M Ë D H AANTILETEVOGLAA e dini se...Gjiri i Meksikës është pjesë e Oqeanit Atlantik, i cili gjendet afër bregut juglindor të Amerikës së Veriut. Ka një sipërfaqe prej 1,5 milionë km2. Karakterizohet nga brigje të ulëta ranore, me shumë liqenelaguna. Në Gjirin e Meksikës derdhen lumenjtë Misisipi dhe Rio-Grande. Temperatura mesatare e ujit është 25°C. Nga Gjiri i Meksikës rrjedh rryma detare e Golfstrimit, e cila (nëpërmjet Atlantikut) arrin deri në brigjet e Evropës Perëndimore.A e dini se...Kanali i Panamasë u ndërtua në vitin 1914 nga SHBA dhe lidh oqeanin Atlantik me atë Paqësor. Është rreth 82 km i gjatë, me thellësi mesatare prej 13 m, ndërsa gjerësia shkon nga 150 deri në 300 m. Ka një rëndësi të madhe për komunikacionin ujor në transportin e mallrave. OstinHjuston Nju-OrlinsTallahasiTampaMajamiHavanaMeridaVerakruzPueblaGJIR IIM E K S I K Ë S2 Karaibet163

