Page 166 - Demo
P. 166


                                    Kontinenti i AmerikësRelievi Në Amerikën e Mesme, relievi është kryesisht malor. Malet Kordiliere nga Amerika e Veriut vazhdojnë edhe në Amerikën e Mesme dhe, duke shkuar në drejtim të Kanalit të Panamasë, ato zbresin shkallë-shkallë. Në pjesën kontinentale të Amerikës së Mesme shtrihet rrafshnalta më e njohur e këtij rajoni, rrafshnalta e Meksikës. Këtë rrafshnaltë e mbyllin malet Sierra-Madre perëndimore kah Oqeani Paqësor dhe malet SierraMadre lindore kah Oqeani Atlantik. Relievi i ulët i Amerikës së Mesme shtrihet përgjatë brigjeve të gjirit të Meksikës dhe gadishullit Jukatan. Pjesa ishullore është kryesisht malore në pjesën qendrore të ishujve, ndërsa bregdeti është më i ulët. Ajo që e veçon këtë rajon është aktiviteti sizmik, me tërmete dhe vullkane.KlimaGjerësia gjeografike, dalja në dy oqeane dhe relievi kanë ndikuar që në Amerikën e Mesme të ketë lloje të ndryshme tipash klimatikë. Në përgjithësi, në Amerikën e Mesme dominon klima e nxehtë tropikale dhe subtropikale. Pjesa ishullore e Amerikës së Mesme është nën ndikimin e masave ajrore të Oqeanit Atlantik dhe karakterizohet nga klima oqeanike dhe reshje të shumta. Brigjet e gjirit të Meksikës janë po ashtu edhe nën ndikimin e rrymës së Golfstrimit dhe marrin sasi të madhe reshjesh me mbi 2000 mm. Duke shkuar më në brendësi, largësia nga oqeani dhe ngritja e relievit bëjnë që të ketë ndryshime në klimën e asaj hapësire. Reshjet fillojnë të pakësohen, por edhe temperaturat kanë amplitudë më të madhe. Hapësira më e thatë e Amerikës së Mesme është rrafshnalta e Meksikës, për shkak se kjo rrafshnaltë është e izoluar me male nga oqeanet, të cilat pengojnë depërtimin e masave ajrore nga deti. Sasia e reshjeve në rrafshnaltën e Meksikës arrin rreth 250-350 mm në vit. HidrografiaLumenjtë janë të shkurtër, por të pasur me ujë dhe të shpejtë. Lumi më i madh është Rio-Grande, i cili shtrihet në pjesën veriore të Amerikës së Mesme dhe shërben si kufi ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës. Derdhet në Oqeanin Atlantik, në Gjirin e Meksikës. Rrjedhat ujore që derdhen në Paqësor janë të shkurtra dhe të rrëmbyera. 3 Malet Sierra Madre, Kanioni i Bakrit, Meksikë4 Rryma e GolfstrimitRrjedha e ngrohtë sipërfaqësore Rrjedha e ftohtë e thellësisëAmerikaeVeriutEvropaAfrikaAmerika e JugutOqeani Atlantik5 Lumi Rio-Grande nëpër kanion përgjatë kufirit meksikan,  Parku Kombëtar Big-Bend, Teksas164
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170