Page 169 - Demo
P. 169


                                    Kontinenti i AmerikësDendësi më e madhe e popullsisë është në ishujt e Antileve të Vogla, e cila arrin deri në 1301 banorë/km2. Ndërsa dendësia më e vogël është në shtetin e Belizës, me rreth 18 banorë/km2. Rreth 75% e popullsisë jeton në qytete, ku dallohet Meksiko-Siti si njëri nga qytetet më të mëdha në botë. Qytete të tjera të mëdha janë Monterrei, Puebla, Havana, Santo-Domingo, Panama, Guatemala, Managua etj. Veçoritë shoqëroreAmerika e Mesme ka një shumëllojshmëri racash e popujsh, si rezultat i përzierjes së popullsisë vendase dhe asaj të ardhur gjatë kolonizimit. Banorët vendas janë indianët e fiseve acteke dhe maja, nga të cilët janë gjetur shumë monumente të qytetërimeve e kulturave të lashta. Actekët kanë jetuar kryesisht në rrafshnaltën e Meksikës, ndërsa majët në Gadishullin Jukatan. Actekët dhe majët janë dy nga shumë fise të vjetra që jetonin në këtë rajon para ardhjes së evropianëve dhe kishin zhvillim të lartë kulturor dhe ekonomik për atë kohë. Ata njihnin kalendarin, kishin organizim të mirë shkollor, tregtar, ushtarak, ishin gurgdhendës të mirë dhe ndërtues piramidash. PJESA ISHULLORE E AMERIKËS SË MESME1 Haiti 11 797 669 27 560 428 Port-o-Prinsi2 Kuba 11 307 627 109 884 106 Havana3 Republika Domenikane 11 155 343 48 320 230 Santo-Domingo4 Xhamajka 2 997 142 10 991 276 Kingston5 Porto-Riko 2 669 210 9 044 300 San-Huani6 Bahama 403 850 10 010 40 Nasau7 Guadelupa 400 312 1 690 236 Bas-Ter8 Martinika 374 466 1 060 353 Fort-de-Franca9 Barbado 288 346 430 670 Brixhtauni10 Santa-Lusia 185 964 610 304 Kastri11 Kurasao 165 959 444 373 Villemshtadi12 Grenada 113 975 340 335 Sent Xhorxhi13 Sen Vinsenti & Grenadinet 111 918 390 286 Kingstouni14 Aruba 108 029 180 600 Oranzhestad15 Virgjin Ajlends Amerikane 104 000 350 297 Sharlot-Amali16 Antigua dhe Barbuda 100 212 440 227 Sent Xhonsi17 Dominika 72 482 750 96 Roso18 Ishujt Kajman 67 916 240 282 Xhorxhtauni19 Sent Kits dhe Nevis 54 255 260 208 Bastere20 Sint Marten 44 258 34 1301 Filipsburg21 Turks & Kaikos 40 213 950 42 Kokburn-Taun22 Virgjin Ajlends Britanike 30 795 150 205 Road-Toun23 Antilet holandeze 29 911 328 91 Villemshtad24 Anguilla 15 381 90 170 Vallei25 Sen Bartelemi 9 961 21 474 Gustavia26 Monserrat 5 000 100 50 PlimouthGjithsej 42 808 737 225 059 193167
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173