Page 172 - Demo
P. 172
3.11Ekuatori e ndan Amerikën e Jugut në dy pjesë dhe pjesa më e madhe e kontinentit shtrihet në hemisferën jugore. Duke shkuar në jug, ai merr formën e një trekëndëshi dhe i afrohet shumë Antarktidës, me rreth 1000 km largësi. Ka shtrirje meridionale veri-jug, nga Kanali i Panamasë në veri deri në Tokën e Zjarrtë në jug. Në veri kufizohet me detin e Karaibeve, në lindje me Oqeanin Atlantik, në perëndim me Oqeanin Paqësor dhe në jug me ngushticën Drejk. Amerika e Jugut është kontinent kompakt i cili, së bashku me disa ishuj përreth, zë një sipërfaqe prej 17,8 milionë km2. Në këtë kontinent jetojnë afër 440 milionë banorë. Pozicioni i saj jugor ka ndikuar që të ketë pozitë jo shumë të favorshme gjeografike, për shkak të largësisë së madhe nga Evropa dhe kontinentet e tjera, si dhe rrugëve kryesore komunikative. Përthyerja bregdetareAmerika e Jugut ka bregdetin më të papërthyer në botë. Pjesa perëndimore mbyllet nga Andet, ndërsa pjesa lindore mbyllet nga rrafshnalta braziliane. Pjesa jugore dhe jugperëndimore është më e përthyer dhe ka plot gjire, ishuj dhe gadishuj të vegjël. Ishujt më të mëdhenj janë Toka e Zjarrtë dhe Falklandet; gjiri më i madh është La-Plata; ndërsa Ngushtica e Magelanit shtrihet mes Tokës së Zjarrtë dhe Patagonisë. Në pjesën jugperëndimore, bregdeti përbëhet nga fjordet e Kilit. Relievi i Amerikës së Jugut përbëhet nga tri njësi kryesore, Andet në perëndim; rrafshnalta e Brazilit dhe ajo e Guajanës në lindje dhe rrafshnalta e Patagonisë në jug; si dhe ultësirat qendrore mes tyre.Andet janë male të reja, me shumë vullkane aktive dhe të shuara. Ato lidhen me Kordilieret në Amerikën e Veriut dhe shtrirja e tyre vazhdon në bregun perëndimor të kontinentit, në një gjatësi rreth 9000 km. Arrijnë lartësinë afër 7000 m. Këto male përbëjnë një ndarje natyrore ndërmjet pellgjeve të Oqeanit Paqësor dhe atij Atlantik. Andet lëshohen me pjerrësi të madhe drejt Oqeanit Paqësor, ndërsa në lindje lëshohen në mënyrë graduale. Akonkagua është maja më e lartë e Andeve në Amerikën-e Jugut, me 6962 m lartësi mbidetare. AMERIKA JUGORE – VEÇORITË NATYRORENxënësi/ja:• përcakton pozitën gjeografike, kufijtë dhe madhësinë e Amerikës së Jugut;• identifikon format kryesore të relievit të Amerikës së Jugut;• vlerëson rolin e faktorëve klimatikë në përhapjen e tipave klimatikë, hidrografisë dhe përhapjes së zonave vegjetative dhe të faunës. Atlantiku Paqësori Andet ultësira e Amazonës brezi i nxehtësisëFjalë kyçeARGJENTINËNgushtica e MagelanitSaltaBelem San-LuisTeresinaFortalezaNatalRecifeMaseioSalvadorMacapaParamariboKajenaXhorxhtaunKarakasBogotaBoa-VistaUltësira e OrinokosKuitoLimaBraziliaBeloHorizonteSanta KruzMontevideoMar del Plata Bahia BlankaStanleiKepi HornISHUJT FALKLANDPellgu i AmazonësAndetKOLUMBIGUAJANAOqeaniPa q ë s o rOq e an i A t l an t i kMaja Akonkangua(6962m)Shk retëtira e AtakamësR r a fs h n a l t a e G u a j a n ë sShk retëtira e Patagonisë P a m p aBuenos AiresSantiagoLumi BeniLumi XinguLumi NegroLumi TokantisAmazonaAmazonaLumi UkajaliPERUBOLIVISURINAMI GUAJANA FRANCEZETropiku i GaforresEkuatoriLumi ParaguajiLumi ParanaLumi Parana De la PlataLumi San FranciskoResistenciaSanta Fe SaltoPorto AlegreKuritibaSan PaoloRio de ZhaneiroKampo GrandeLa Paz80 60 40 2040202002040100080 60 40PARAGUAJI AsuncionLumi OrinokoLumi MadeiraLumi Marano nLumi MamoreAN D E TKryeqytetetQytetet kryesoreLumenjtëKufiri shtetërorLEGJENDËURUGUAJIGadishulli ValdesPika më e ulët e Amerikës së Jugut(-40m) PllajaBrazilianeEKUADORBRAZILKILIVENEZUELËDetyrëEģŚĂƌƚģŶĞŵƵƌŝƚŽƐĞŶģĂƚůĂƐ͕ŐũĞŶŝĨŽƌŵĂƚĞƌĞůŝĞǀŝƚƋģu cekën më sipër.1 Harta fiziko-gjeografike e Amerikës së Jugut2 Në vitin 2022, Kosova ka dërguar me mision Forcat e Sigurisë së Kosovës, në mbështetje të paqes në Ishujt Falkland, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.170

