Page 173 - Demo
P. 173


                                    Kontinenti i AmerikësRrafshnalta e Brazilit është tokë e vjetër dhe shtrihet në pjesën lindore të Amerikës së Jugut. Përgjatë brigjeve të Oqeanit Atlantik është e rrëpirë dhe më e lartë, ndërsa duke shkuar më në brendi, lartësia zbret shkallë-shkallë. Lartësia mesatare është 700-800 m. Është shumë e përshtatshme për jetesë dhe ka përqendrim të madh të popullsisë. Karakterizohet nga toka të mira punuese dhe kullosa për blegtori. Rrafshnalta e Guajanës dallohet për formacionet e vjetra gjeologjike, që shtrihen në pjesën veri-re të Ultësirës së Amazonës, në brezin ekuatorial. Është shumë e dendur me pyje. Pika më e lartë në këtë rrafshnaltë është mali Roraima (2810 m) dhe ka pamje piktoreske.Rrafshnalta e Patagonisë shtrihet krejt në jug të kontinentit. Pjesa më e lartë e saj gjendet rrëzë maleve Ande, ndërsa zbret duke shkuar në drejtim të Oqeanit Atlantik. Ultësira e Amazonës shtrihet në të dyja anët e ekuatorit, nga Andet në perëndim deri në brigjet e Atlantikut në lindje. Në veri kufizohet me rrafshnaltën e Guajanës, ndërsa në jug me rrafshnaltën e Brazilit. Kjo ultësirë lidhet edhe me ultësirën e Orinokos në veri dhe ultësirën e Gran-Çakos në jug.Në veri të kontinentit, përreth lumit Orinoko, shtrihet ultësira e Orinokos. Ndërsa në jug shtrihen ultësirat e Gran-Çakos dhe La-Platës. 3 Pamje nga shtrirja e AndeveA e dini se...Afër brigjeve të Oqeanit Paqësor gjendet shkretëtira shkëmbore Atakama. Është pak e populluar dhe ndodhet në Andet e larta të Kilit. Kjo shkretëtirë e vogël është vend i ftohtë dhe një nga shkretëtirat në Tokë ku nuk bie shi. Është gati 260 km e gjerë dhe rreth 1600 km e gjatë. Peizazhi është krejtësisht shkretinor dhe i mbuluar me liqene të vogla boraksi, mbetje rrjedhash llave dhe depozitimesh të kripura. 4 Shkretëtira Atakama, Kili (majtas: pamje ranore; djathtas: pamje shkëmbore)6 Ultësira e AmazonësU l t ë s i r a UltësiraeA m a z o n ë s AmazonësUltësira Ultësirae Orinokos e Orinokos Pllaja e Guajanës Pllaja e GuajanësPllaja e Brazilit Pllaja e BrazilitLumi Amazonë Lumi AmazonëA n d e t And5 Mali Roraima171
                                
   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177