Page 174 - Demo
P. 174


                                    Kontinenti i AmerikësA e dini se...Amazona është njëri ndër lumenjtë më të mëdhenj në botë. Buron në Ande, në lartësi rreth 5000 m dhe derdhet në Oqeanin Atlantik, me një deltë të madhe. Është 6400 km i gjatë. Sipërfaqja e pellgut është 7,2 milionë km2. Quhet “lumë-det”, pasi gjerësia e lumit në rrjedhën mesatare arrin rreth 20 km, ndërsa në derdhje arrin gati 80 km. Në Amazonë derdhen afërsisht 500 lumenj, 20 prej të cilëve janë më të gjatë se 1500 km. Më të mëdhenj janë Madeira dhe Rio-Negro. Amazona ka dy maksimume të nivelit të ujit. Niveli më i lartë arrihet në maj, kur nga rrjedhat jugore derdhen sasi të mëdha uji. Atëherë përmbyten sipërfaqe të mëdha rrafshinash. AmazonaOQEANI PAQËSOROQEANI ATLANTIKDETI IKARAIBEVEVENEZUELAKOLUMBIAGUAJANAGUAJANASURINAMIFRANCEZEEKUADORIBRAZILBOLIVIAARGJENTINAPERUKILIPARAGUAJBrankoNegroJupuraKaketaJuruaPurusGrandeBeniUkajaliMarajonMadeiraZhuruenaIriniAraguaiaKsinguTokantins8 Pamje ajrore e lumit AmazonëKlimaKarakteristikat klimatike të Amerikës së Jugut janë të lidhura ngushtë me brezat klimatikë. Për shkak se nëpër Amerikën e Jugut kalon Ekuatori, pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga klima ekuatoriale, tropikale dhe subtropikale, ndërsa një pjesë e vogël, nga klima e butë mesatare. Në ultësirën e Amazonës, në të dyja anët e ekuatorit, dominon klima ekuatoriale, me verë të përhershme dhe reshje të shumta gjatë gjithë vitit (mbi 2000 mm). Më në veri dhe jug të zonës me klimë ekuatoriale, përkatësisht rreth lumit Orinoko dhe në rrafshnaltën e Brazilit mbizotëron klima e nxehtë tropikale, me reshje më të pakta se brezi ekuatorial. Më në jug të rrafshnaltës së Brazilit, klima kalon në subtropikale, me reshje të pakta. Në jug të kontinentit (në rrafshnaltën e Patagonisë) dallojmë klimën mesatare, e cila është nën ndikimin e rrymave të ftohta detare nga jugu. Mbi veçoritë klimatike të Amerikës së Jugut, ndikim të madh kanë masivet malore; duke shkuar në lartësi më të mëdha mbidetare, klima ndryshon nga kontinentale në klimë tipike malore. Përgjatë brigjeve të ngushta të Oqeanit Paqësor vërehen tipare të klimës oqeanike. Në Amerikën e Jugut, klima shkretinore është tip i veçantë klimatik, që paraqitet në pjesën perëndimore, më saktë në pjesën veriore të shtetit të Kilit. E tillë është shkretëtira Atakama.DetyrëAnalizoni hartën klimatike të ŵĞƌŝŬģƐƐģ:ƵŐƵƚĚŚĞŐũĞŶŝƐŚƉģƌŶĚĂƌũĞŶĞƚŝƉĂǀĞŬůŝŵĂƚŝŬģ͘7 Shtrirja e tipave klimatikë dhe vegjetacionit në Amerikën e JugutKlimat tropikaleKlimat subtropikaleKlimat e moderuaraKlimat e lartësivePyjet e shiutSubtropikale e lagështShkretinoreE moderuarZonat barishtoreMalore (varion nga lartësia)ShkretinoreZonat barishtoreGjysmë-e thatëShkretinore172
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178