Page 175 - Demo
P. 175


                                    Kontinenti i AmerikësKarakteristikat hidrografikeAndet kanë ndikuar që pjesa më e madhe ujërave rrjedhës të shkojnë në drejtim të oqeanit Atlantik dhe shumë më pak në drejtim të Oqeanit Paqësor. Një pjesë e vogël e territorit të Andeve zihet nga pellgje të brendshme endoreike. Në pellgun e Oqeanit Paqësor, lumenjtë janë të shpejtë dhe të shkurtër. Në pellgun e Oqeanit Atlantik rrjedh një numër i madh lumenjsh, si: Amazona, Orinoko, Parana, Tokantins, San-Francisku etj.Liqenet – Në Amerikën e Jugut nuk ekzistojnë liqene të mëdha natyrore. Në Ande gjenden një numër i madh liqenesh akullnajore, ku më i njohuri është liqeni Titikaka. Bota bimore dhe shtazore në Amerikën e Jugut lidhet me veçoritë klimatike dhe hidrografike të vendit. Faktorët klimatikë kanë mundësuar praninë e brezave të ndryshëm vegjetativë. Në rajonin e ekuatorit, për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë, janë zhvilluar pyje të dendura dhe të pakalueshme, të cilat quhen selvase. Pyjet e pashkelura përbëhen nga shumë kate bimësh, midis të cilave ato që kërkojnë dritë, arrijnë lartësi edhe mbi 50 m. Në veri dhe në jug të selvaseve të Amazonës shtrihen krahina me bar të lartë (si savanat në Afrikë). Ato në basenin e lumit Orinoko quhen lanose, ndërsa në rrafshnaltën e Brazilit quhen kampose. Këto rajone me bar të lartë shtrihen deri tek ultësira e GranÇakos. A e dini se...Orinoko është një lumë që buron nga rrafshnalta e Guajanës dhe rrjedh nëpër Venezuelë e Kolumbi. Kalon nëpër rrafshina me bar të lartë dhe me një deltë të madhe, dhe derdhet në Oqeanin Atlantik. Është 2500 km i gjatë. Në rrjedhën e sipërme të Orinokos gjendet lumi Kasikjare, i cili lidh me bifurkacion (pirunim) lumenjtë Amazonë dhe Orinoko. Në basenin e Orinokos, në lumin Çurun, gjendet Ujëvara e Engjëllit, e cila është më e larta në botë, me një lartësi prej 1054 m.9 Pamje nga ujvara Engjëll 10 Liqeni Titikaka, Bolivi11 Pamje nga pyjet e pashkelura 12 PampaseNë ultësirat e rrjedhës së poshtme të lumit Parana deri te rrafshnalta e Patagonisë shfaqen rajone të mëdha barishtesh stepore, të cilat quhen pampase. Në pjesët e skajshme jugore të Patagonisë gjenden sipërfaqet me barishte të ulëta.173
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179