Page 177 - Demo
P. 177
3.12 AMERIKA JUGORE, VEÇORITË SHOQËRORO-EKONOMIKE kolonizimi evropian inkët, latinët dhe përzierja racore burimet natyrore degët ekonomikeFjalë kyçePopullsia e Amerikës së Jugut Në Amerikën e Jugut jetojnë mbi 440 milionë banorë (2023) në një sipërfaqe rreth 17,7 milionë km2. Shteti më i madh është Brazili, si për nga popullsia, ashtu edhe për nga sipërfaqja. Në Brazil jeton gati gjysma e popullsisë së këtij kontinenti. Dendësia mesatare është rreth 25 banorë/km2. Ajo ndryshon dukshëm në varësi të pozitës gjeografike dhe kushteve natyrore. Pjesa më e madhe e popullsisë është e përqendruar në viset bregdetare të Oqeanit Atlantik, në fushën e La-Platës, rrafshnaltën e Brazilit dhe viset bregdetare të Oqeanit Paqësor. Disa nga viset e këtij kontinenti janë shumë më pak të banuara, si për shembull, fusha e Amazonës, Patagonia, Andet dhe rrafshnalta e Guajanës. Shtimi natyror ka qenë i lartë, por në dekadën e fundit ka shënuar rënie të vazhdueshme, si rezultat i përmirësimit të kushteve shëndetësore, ekonomike dhe sociale. Shtimi natyror është rreth 9 për mijë dhe mosha mesatare e popullsisë është rreth 32 vjeç. Me rënien e ritmit të lindjeve, ka filluar të ndryshojë edhe struktura e popullsisë sipas moshës, çka vërehet qartë edhe te ngushtimi i bazës së piramidës së popullsisë.XhorxhtaunKajenaStanleiPARAGUAJIURUGUAJIBOLIVIBraziliaARGJENTINËLa-PazRio de Zhaneiro100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-410% 8% 6% 4% 2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%3.9%3.9%3.7%3.8%3.8%3.9%4.1%4.0%4.0%3.8%3.5%3.1%2.9%2.6%4.0%4.1%4.2%4.1%4.0%3.8%3.4%3.0%2.7%2.4%2.0% 2.2%1.5% 1.8%1.1% 1.3%0.7% 0.9%0.4%0.2%0.6%0.3%0.0% 0.1%0.0% 0.0%0.0% 0.0%2 Piramida e popullsisë së Amerikës së Jugut 3 Dendësia e popullsisë në Amerikën e Jugut1 Harta politike e Amerikës së JugutMESHKUJ FEMRABuenosAjres 151040100300Banorë për km2San-Paolo Rio-de ZhanejroBel-HorizonteBraziliaRecifeLimaGuajakilKuitoKaliBogotaManausKarakasEkuatorTropiku i BricjapitBelemSantiagoMontevideoNxënësi/ja:• diskuton përbërjen etnike, racore, gjuhësore dhe fetare të popullsisë së Amerikës së Jugut;• identifikon pasuritë minerare dhe burimet e tjera natyrore të Amerikës së Jugut;• vlerëson rolin e burimeve natyrore në zhvillimin ekonomik të shteteve të Amerikës së Jugut.175

