Page 179 - Demo
P. 179
Kontinenti i AmerikësPas zbulimit të Amerikës, këto rajone nisën të kolonizoheshin nga evropianët. Kolonët e parë ishin spanjollët dhe portugezët, ndërsa më vonë erdhën italianët, gjermanët, sllavët, aziatikët etj. Me fillimin e kolonizimit dhe ndikimin e kulturës evropiane, ndryshoi edhe përbërja e racave dhe popujve. Sot, në këtë kontinent jetojnë disa grupe popujsh, si: indianët (popullsia vendase), evropianët (kreolët - pasardhësit e spanjollëve), afrikanët (pasardhësit e skllevërve nga Afrika), si dhe grupet e përziera: mestisët (indianët me evropianët), mulatët (evropianët me afrikanët) dhe zambosët (indianët me afrikanët). Në pjesën më të madhe të shteteve të Amerikës së Jugut flitet gjuha spanjolle. Gjuha portugeze flitet në Brazil, anglishtja dhe frëngjishtja në shtetin e Guajanës dhe gjermanishtja në shtetin e Surinamit. Besimi fetar më i përhapur është ai katolik me rreth 87%, ndërsa në përqindje më të vogël janë ai protestant, ortodoks dhe një pjesë e vogël nuk ndjek asnjë besim. 6 Gërmadhat e vendbanimeve të vjetra të inkëve, territori dhe jeta e tyreO Q E A N I ATLANTIKO Q E A N I PAQ ËSO RD e t i i K a r a i b e v e2000040 60 0 0 800002004001000 800 600KILIARGJENTINËURUGUAJIISHUJT FALKLANDBOLIVIGUAJANA FRANCEZE GUAJANËSURINAMIPERUEKUADORKOLUMBIBRAZILVENEZUELËTropiku i BricjapitLEGJENDËAfrikanëMetisëTë bardhëAmeriko-indianëRruga e pushtimit spanjollRruga e pushtimit portugezPARAGUAJI00400200 400800600 milje1200 kilometra7 Përhapja e grupeve etnike të popullsisë në Amerikën e Jugut 8 Përhapja e gjuhëve në Amerikën e JugutSpanjishtPortugishtAnglishtFrëngjishtHolandishtSpanjishtdhe GuaraniSpanjisht dhe gjuhë amtare177

