Page 18 - Demo
P. 18
Kontinenti i AzisëNë kontinentin e Azisë vërehen diferenca të mëdha si në temperatura, ashtu edhe në reshje atmosferike. Temperatura më e ulët është shënuar në Siberinë Lindore, në Omjakon, -70ºC, ndërsa ajo më e larta në krahinën Sind të Pakistanit, në Xhakobabad, +53ºC. Reshjet më të larta janë regjistruar në stacionin meteorologjik Çerrapunxhi të krahinës Asam (Indi) me 12 000 mm. Sasia më e vogël e reshjeve është në shkretëtirat arabike apo ato të Azisë Qendrore prej 10-50 mm, që në disa raste shkojnë deri në 150 mm në vit.Tipat klimatikë ndryshojnë nga viset polare deri tek ato ekuatoriale. Në viset polare dhe subpolare dominon klima e ftoftë polare. Në gjerësitë mesatare dominon klima e theksuar kontinentale me karakteristika të veçanta, siç janë verat e shkurta dhe të freskëta dhe dimrat e gjatë dhe me temperatura të ulëta. Në Azinë Jugperëndimore dominojnë disa tipa klimatikë. Pranë bregdetit dominon klima mesdhetare, në pjesët e brendshme klima kontinentale, subtropikalo-shkretinore, në male ajo malore. Në pjesët jugore, juglindore dhe lindore të Azisë, pranë oqeaneve, dominon klima musonike tropikale dhe ekuatoriale.DetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶĚŚĞƐģďĂƐŚŬƵŵģŵģƐƵĞƐŝŶͬĞŶƚƌĞŐŽŶŝƌƌũĞĚŚģŶĞůƵŵĞŶũǀĞƚģnjŝƐģ͘ HidrografiaAzia është kontinent me pasuri të mëdha ujore, si: lumenj, liqene, dete dhe oqeane që e rrethojnë. Faktori reliev ka ndikuar që lumenjtë e Azisë të shkojnë në drejtime të ndryshme. Ata derdhen në katër pellgje detare: në Oqeanin e Ngrirë të Veriut, Oqeanin Paqësor, Oqeanin Indian dhe në detin Mesdhe. Në Azi kemi lumenj me rrjedhje të brendshme (endoreike) që derdhen në liqene apo humbasin në shkretëtira. Lumenjtë më të njohur që derdhen në Oqeanin e Ngrirë të Veriut janë: Obi, Jenisei, Lena dhe Kolina. Këta lumenj karakterizohen nga ngrirja në pjesën më të madhe të vitit. Në Oqeanin Paqësor derdhen këta lumenj të njohur: Amuri, Huanheja, Janceja, Mekongu, që karakterizohen si lumenjtë më të gjatë të Azisë. Në oqeanin Indian derdhen këta lumenj kryesorë: Irvadi, Menami (Çao Praja), Gangu, Brahmaputra, Indi, Tigri dhe Eufrati. Karakteristikë e këtyre lumenjve është pasuria e madhe me ujë, sepse burojnë nga malet e larta. Në Mesdhe derdhen më pak lumenj të Azisë, janë më të shkurtër dhe me pak ujë, por janë jetikë për popullsinë vendase. Më të njohurit janë Kizel Irmak dhe Jeshi Irmak në Turqi. Prej lumenjve endoreikë, dallojmë Amu Darja dhe Sir Darja, që derdhen në liqenin Aral, lumi Jordan që derdhet në Detin e Vdekur, ndërsa lumi Tarim humbet në shkretëtirën Taklamakan. Kontinenti i Azisë njihet për liqenin më të madh në botë për nga sipërfaqja, liqenin Kaspik (371 000 km2), si dhe liqenin më të thellë në botë, liqenin Bajkal (1620 m). Liqene të tjera të njohura janë: Arali, Balakashi, Deti i Vdekur etj. 3 Harta e hidrografisë së AzisëOqeni i Ngrirë i Veriut16

