Page 180 - Demo
P. 180


                                    Kontinenti i AmerikësZhvillimi ekonomikPasuritë natyrore në Amerikën e Jugut janë të shumta dhe të llojllojshme, por shkalla e zhvillimit ekonomik është shumë më e ulët krahasuar me vendet e Amerikës së Veriut, si SHBA-ja dhe Kanadaja. Kjo mospërputhje mes pasurive të shumta dhe shkallës së ulët të zhvillimit ekonomik, është shkaktuar nga ngjarjet shoqëroro-ekonomike, marrëdhëniet feudalo-skllavopronare të zbatuara nga kolonizatorët spanjollë e portugezë etj. Amerika e Jugut, edhe sot e kësaj dite, dallohet për tipare koloniale dhe dallime e kundërthënie të theksuara sociale. Si rezultat, ky kontinent mbetet eksportues i lëndëve të para bujqësore, burimeve minerale dhe energjetike.Amerika e Jugut është e pasur me: naftë, gaz natyror, qymyr, hekur, ar, argjend, diamant, boksite, bakër, kallaj, plumb, zink, mangan, pyje, kullosa, pasuri ujore dhe toka pjellore.Brazili, Venezuela, Peruja, Surinami dhe Guajana shquhen për rezervat e hekurit dhe boksiteve. Kili, Peruja dhe Argjentina dallohen për pasuritë e bakrit, ndërsa Brazili, Peruja, Bolivia dhe Argjentina dallohen për rezervat e plumbit dhe zinkut. Ari dhe argjendi, më së shumti gjenden në Brazil dhe Peru. Rrëzë Andeve, rrafshnaltës qendrore dhe asaj të Patagonisë gjenden rezervat më të mëdha të naftës, gazit natyror dhe qymyrit. Venezuela ka rezervat më të mëdha dhe është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i naftës në Amerikën e Jugut.Veprimtaria kryesore ekonomike në këtë kontinent është bujqësia, e cila ende nuk i plotëson nevojat e popullsisë me ushqim. Bujqësia është kryesisht ekstensive sa i takon mbulimit të nevojave të popullsisë vendase, ndërsa plantacionet i shërbejnë kryesisht eksportit. Prodhimtaria bujqësore është e varur shumë nga kushtet klimatike. Në plantacionet e viseve tropikale kultivohen kallamsheqeri, kakaoja, bananet dhe ananasi. Në bregdetin e Brazilit dominon kultivimi i kafesë (ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë), ndërsa në brendësi, pambuku dhe duhani. Kultivohen edhe kultura të tjera, si: orizi, ananasi, gruri, misri etj.8 Terminali i naftës, porti i Hozesë, Venezuelë 9 Miniera e Cerro Verde-s, Peru10 Një bari në rrafshnaltën boliviane11 Plantacion kafeje në shtetin Minas Gerais - Brazil178
                                
   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184