Page 182 - Demo
P. 182
PUNË PRAKTIKE: USHTRIM NË PËRFORCIM TË REZULTATEVE - KONTINENTI I AMERIKËS 3.13Rezultatet e të nxënit:Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: përkufizon në hartën memece kontinentin e Amerikës; lokalizon (emërton e ngjyros) format kryesore të relievit dhe hidrografisë së kontinentit të Amerikës; lokalizon dhe emërton qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të kontinentit të Amerikës; vlerëson llojllojshmërinë etnike dhe racore, sociale, kulturore të kontinentit të Amerikës; shfaq kureshtje për zhvillimet ekonomike të këtyre rajoneve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: Teksti mësimor, informacione dhe harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja. Mjetet e punës: Harta memece, atlas gjeografik, teksti mësimor, lapsa me ngjyrë.Metodologjia që do të përdoret: Punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës memece), punë në grup (diskutim, shkëmbim mendimesh)Puna përgatitore:Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit duhet të mbështeten në njohuritë e marra për veçoritë fiziko-gjeografike dhe shoqëroro-ekonomike të kontinentit të Amerikës. Mësuesi/ja i orienton dhe ndihmon nxënësit të hulumtojnë dhe të përzgjedhin nga burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta etj.) informacione në lidhje me veçoritë fizikogjeografike dhe shoqëroro-ekonomike të kontinentit të Amerikës. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike180

