Page 185 - Demo
P. 185


                                     Australia, si kontinent i veçantë dhe i largët, paraqet një ndarje të hershme nga kontinentet e tjera. Si rezultat, ky kontinent është mjaft specifik në të gjitha aspektet, qofshin ato natyrore apo socioekonomike. Dallohet sidomos në aspektin e botës së gjallë për llojllojshmëri të madhe bimësh dhe kafshësh endemike, kontrastesh të relievit, klimës dhe përqendrimit të popullsisë.  Është zbuluar shumë vonë nga evropianët dhe për një kohë të gjatë ishte koloni e një mbretërie të madhe të Evropës. Këtë kontinent e bëjnë mjaft atraktive bukuritë e rralla natyrore dhe zbulimi i pasurive natyrore.  Në këtë pjesë trajtohet si njësi e veçantë numri i madh i grup-ishujve të Oqeanit Paqësor që njihen me emrin e veçantë Oqeani. Karakteristikë e tyre dalluese është posaçërisht shkaku i krijimit të tyre, shtrirja e tyre në Oqeanin Paqësor, dallimet klimatike, botës së gjallë, grupeve etnike të popullsisë e po ashtu edhe zhvillimi ekonomik. Përmes këtyre përmbajtjeve mësimore, nxënësi/ja synon t’i arrijë rezultatet e të nxënit që janë të përcaktuara. Ai/ajo do të jetë në gjendje të dijë, njohë, përshkruajë dhe të bëjë krahasime, dallime të ndryshme, të gjykojë, analizojë, vlerësojë e interpretojë të gjitha proceset, qofshin ato natyrore apo socio-ekonomike, kulturoro-historike e politike. Bazuar në rezultatet e të nxënit, kontinenti i Australisë dhe Oqeania janë përmbledhur në 4 njësi mësimore.4KONTINENTI I AUSTRALISË DHE OQEANIA
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189