Page 186 - Demo
P. 186
AMERIKA EVROPAEVERIUTAMERIKAEJUGUTAFRIKAANTARKTIDAAUSTRALIAAZIA4.1 AUSTRALIA – VEÇORITË E PËRGJITHSHME GJEOGRAFIKE “tokë e re” “terra australis” Tasmania barriera e madhe e koraleveNxënësi/ja:• përcakton pozitën gjeografike të Australisë në hemisferën jugore të rruzullit tokësor;• përshkruan historinë e zbulimit dhe emërtimit të Australisë nga evropianët;• analizon përthyeshmërinë bregdetare të kontinentit të Australisë.Fjalë kyçe1 Pozita gjeografike e AustralisëAustralia është kontinenti më i vogël në botë, me sipërfaqe rreth 7,7 milionë km2. Madje, ky kontinent është më i vogël edhe se territoret e disa shteteve të mëdha, si: Rusia, Kina, Kanadaja, SHBA-ja apo Brazili. Australia është kontinent-shtet dhe gjendet në jug të globit. Është e rrethuar nga ujërat e Oqeanit Paqësor dhe atij Indian. Më afër është me juglindjen e Azisë, me të cilën lidhet ndërmjet ishujve dhe deteve të shumta. Me kontinentet e tjera, përveç Azisë, gjendet në largësi më shumë se 10 mijë km. Pika më ekstreme veriore është Kepi Jork, ndërsa ajo më jugore është Kepi Vilson; në lindje është Kepi Bajron, në perëndim është Kepi Stip-Point. Gjatësia veri-jug është rreth 3200 km, ndërsa ajo lindje-perëndim ka gjatësi rreth 4100 km. Për shkak të pozitës së saj periferike, shtrirjes së saj midis Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Indian, largësisë së madhe, Australia ka qenë e panjohur dhe e pastudiuar për një kohë të gjatë. Prej Azisë, atë e ndan një numër i madh ishujsh e detesh, brenda një largësie prej 3300 km. Për Evropën, Australia është pjesa më e largët e botës, me një distancë prej 20 mijë km (nëpërmjet kanalit të Suezit). Largësia Prishtinë-Melburn është 15 300 km.Kjo ishte një ndër arsyet pse ky kontinent u njoh shumë vonë prej evropianëve. Holandezët ishin të parët që arritën në Australi. Më vonë, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti ndaj tij për eksplorimet e bëra, ajo tokë u quajt Tasmani. Në vitin 1770, britaniku Xhejms Kuk, KuriozitetI pari hulumtues holandes që arriti në ishullin juglindor të Australisë ishte Abel Tasmani.184

