Page 187 - Demo
P. 187
Kontinenti i Australisë dhe Oqeaniame ekspeditën e tij u ndal për njëfarë kohe në kontinentin e ri. Ai e quan Australi për të parën herë tokën e madhe “midis katër deteve dhe dy oqeaneve”, nga latinishtja “terra australis”, që do të thotë tokë e jugut. Australia është e rrethuar nga ujërat e Oqeanit Paqësor në lindje dhe Oqeanit Indian në perëndim e jug, por vija bregdetare nuk është shumë e përthyer, sidomos pjesa lindore dhe perëndimore. Më të përthyera janë pjesa veriore dhe jugore. Në pjesën veriore dallojmë tre gadishuj të mëdhenj, gadishulli Kimberli, Toka e Arnhemit në mes dhe gadishulli i Jorkut; mes këtyre të fundit gjendet Gjiri i Karpentarisë (më i madhi në veri). Në pjesën jugore gjendet Gjiri i madh i Australisë; në juglindje ishulli më i madh, Tasmania, që ndahet prej Australisë nga ngushtica Bas. Në pjesën verilindore, në një gjatësi 2000 km, shtrihet Barriera e Madhe Koralore. Pjesa më e përshtatshme e Australisë për lidhje komunikative detare është pjesa juglindore dhe perëndimore. Si rezultat, në atë pjesë të bregdetit janë ngritur shumë porte, si: Sidnei (porti i parë në Australi) dhe Brisbeni në juglindje, Adelaida dhe Melburni në jug, Perthi në perëndim, Darvini në veri etj. Pavarësisht pozitës periferike dhe largësisë së madhe nga kontinentet e tjera, sot pozita gjeografike e Australisë është më e përshtatshme, si rezultat i zhvillimit ekonomik dhe komunikacionit detar e atij ajror. Ajo lidhet më së miri në rrugë detare me Azinë përmes Arkipelagut të Malajit, me Amerikën, Afrikën dhe Evropën përmes Oqeanit Paqësor dhe Indian.Pyetje dhe detyra1 ŝůĂƚŝƐŚŝŶĂƌƐLJĞƚĞnjďƵůŝŵŝƚƚģǀŽŶƐŚģŵƚģŬŽŶƟŶĞŶƟƚƚģƵƐƚƌĂůŝƐģ͍2 WģƌƐŚŬƌƵĂŶŝƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģƵƐƚƌĂůŝƐģ͘3 EģŚĂƌƚģŶĞŵƵƌŝƚŽƐĞŶģĂƚůĂƐ͕ŐũĞŶŝĨŽƌŵĂƚĞƉģƌƚŚLJĞƐŚŵģƌŝƐģďƌĞŐĚĞƚĂƌĞƚģŬģƟũŬŽŶƟŶĞŶƟ͘185

