Page 188 - Demo
P. 188
4.2 ELEMENTET NATYRORE TË AUSTRALISË kordilieret australiane shkretëtirat liqene të kripura florë dhe faunë endemikeNxënësi/ja:• dallon format kryesore të relievit në kontinentin e Australisë;• analizon faktorët klimatikë dhe ndikimin e tyre në ndryshimet klimatike dhe hidrologjike të Australisë;• arsyeton numrin e madh të llojeve endemike të botës bimore dhe shtazore në Australi.Fjalë kyçeMe pozitën e saj në mes të oqeaneve, Australia ka një bregdet të rrëpirë dhe pak të zhvilluar, të papërshtatshëm dhe jokomunikues mes detit dhe kontinentit. Në pjesën verilindore të Australisë shtrihet Barriera e Madhe e Rifeve, sistemi më i madh i koraleve në botë, me një gjatësi rreth 2000 km. Kjo barrierë gjigande koralore ndikon negativisht në lidhjen e bregdetit me Detin e Koraleve. Barriera e Madhe e Rifeve Australia karakterizohet nga relievi i ulët, i rrafshët. Në të dallohen Rrafshnalta Perëndimore e Australisë, Kordilieret e Australisë në lindje dhe Ultësira Qendrore midis tyre. Rrafshnalta Perëndimore e Australisë është tërësia më e madhe gjeografike, që zë gati gjysmën e kontinentit. Shtrihet nga Oqeani Indian në perëndim deri tek Ultësira Qendrore në brendësi të kontinentit, në një lartësi mbidetare 400-600 m. Vetëm pjesët periferike ngrihen në formën e masiveve kodrinoro-malore dhe shkojnë mbi 1200 m. Në pjesën qendrore të kësaj rrafshnalte shtrihen tri shkretëtira të njohura: Shkretëtira e Madhe Ranore, Shkretëtira e Madhe Viktoria dhe Shkretëtira e Gibsonit. Deti TasmanOnslouAlbaniTasmaniAustraliaOQEAN I PAQËSORZELANDA E REUellington NelsonHamiltonAukland TakapunaUangaraiSidnejGisbornëTimaruKuinstonNgush ti ca KukUaitakiKlarencëKaledonia e Re (Francë)1 Harta fiziko-gjeografike e Australisë186

