Page 189 - Demo
P. 189
Kontinenti i Australisë dhe OqeaniaKordilieret e Australisë janë një sistem malor që ndodhen në pjesën lindore, me një shtrirje rreth 3000 km në formë harku, nga gadishulli Jork në veri deri në bregdetin juglindor të Australisë. Në veri, vargmali (që ndryshe quhet edhe Kreshtat e Mëdha Ujëndarëse) është më i ulët. Maja më e lartë është Bartëll-Freri (1617 m). Ndërsa në jug, malet janë më të larta dhe arrijnë lartësinë deri në 2228 m (mali Kosiushko) dhe ndryshe quhen edhe Alpet e Australisë. Këto male kanë shumë tipare të përbashkëta me malet Urale të Evroazisë, si në lartësi, edhe në shtrirjen meridionale. Këto male paraqesin jo vetëm barrierë relievore, por edhe klimatike, hidrografike, mjedisore midis anës së kthyer nga bregdeti dhe brendësisë së kontinentit. Ultësira Qendrore e Australisë shtrihet midis Pllajës Perëndimore dhe Maleve të Australisë Lindore. Në veri kufizohet me Gjirin e Karpentarisë e në jug me Gjirin e Madh të Australisë. Është njësia më e ulët gjeografike, me lartësi që nuk i kalon 200 m, ndërsa pjesët më të ulëta janë rreth liqenit Ejr, me -12 m nën nivelin e detit. Klima në Australi është e shumëllojshme. Këtu ndikon shtrirja e saj gjeografike (në gjerësinë jugore mes 10º dhe 40º), pozita mes dy masave të mëdha oqeanike, Paqësorit dhe Indianit, si dhe relievi i lartë në periferitë kontinentale. Në pjesët veriore mbizotëron klimë subekuatoriale, me temperatura të larta gjatë gjithë vitit. Rajoni është nën ndikimin e musonit verior (nëntor-prill) me reshje 1000-2000 mm në vit dhe paraqet zonën me më shumë reshje në kontinentin e Australisë. Në brezin lindor të gadishullit Jork, sasia e reshjeve arrin mbi 2000 mm.Më në jug, shtrihet brezi tropikal, me temperatura të larta dhe sasi të mëdha reshjesh. Ky brez është nën ndikimin e erërave pasate (alizetë) ku sasia e reshjeve arrin deri në 2000 mm. Në pjesën qendrore të Australisë mbizotëron klima e nxehtë dhe e thatë gjysmëshkretinore dhe shkretinore. Kjo klimë ka shtrirjen më të madhe në Australi. Faktorët që ndikojnë në këtë lloj klime janë largësia më e madhe nga Oqeanet dhe barriera malore e Kordiliereve të Australisë, 2 Barriera e Madhe e Rifeve 3 Uluru (Shkëmbi Ajers)4 Harta e zonave klimatikeLEGJENDË Klimë ekuatoriale Klimë tropikale Klimë subtropikale Klimë shkretinore Klimë e savanës Klimë mesatareAustralia PerëndimoreTerritori i VeriutAustralia JugoreKuinslendUellsi i Ri i JugutTerritoret e Australisë Qendrore ViktoriaTazmaniaDetyrëAnalizoni hartën e zonave klimatike dhe diskutoni rreth karakteristikave të tipave klimatikë. 187

