Page 19 - Demo
P. 19
Kontinenti i Azisë Bota bimore dhe shtazoreBota bimore e kontinentit të Azisë është e lidhur me shumëllojshmërinë e klimës, relievit dhe gjerësisë gjeografike, e cila mbulon një zonë nga Oqeani i Ngrirë i Veriut deri në ekuator, në jug. Kjo shpjegon llojllojshmërinë e zonave të vegjetacionit aziatik. Në pjesën veriore të kontinentit të Azisë janë të përhapura tundrat, ndërsa në jug të saj tajgat. Në pjesët qendrore stepat dhe shkretëtirat, në viset bregdetare të detit Mesdhe bimët mesdhetare, ndërsa në atë jugore savanat dhe pyjet e pashkelura që quhen xhungla. Bota shtazore është shumë e pasur, ku mund të veçojmë elefantët, tigrat, shpezë të ndryshme, arinjtë polarë etj. A e dini se...Deti KaspikMe një sipërfaqe prej 371 000 km2, deti Kaspik është liqeni më i madh në botë. Është një liqen endoreik, me ujë të njelmët dhe një nga lumenjtë kryesorë të tij është Vollga. Liqeni BajkalI vendosur në Rusi, liqeni Bajkal është me origjinë tektonike dhe ka një sipërfaqe prej 31 722 km2. Është liqeni më i madh me ujë të ëmbël në botë, si dhe liqeni më i thellë në të gjithë Azinë. Ai përmban mbi 20% të ujërave të ëmbla sipërfaqësore të planetit Tokë. Liqeni BalakashËshtë liqen endoreik me sipërfaqe 16 996 km2. Ushqehet nga të paktën shtatë lumenj dhe është i ndarë në dy pjesë nga gadishulli Sarjesik. Në perëndim të tij, ujërat janë të ëmbla dhe të cekëta, ndërsa në lindje janë të njelmëta dhe të thella.DetyrëŶĂůŝnjŽŶŝŚĂƌƚģŶĚŚĞƐģďĂƐŚŬƵŵģŵģƐƵĞƐŝŶͬĞŶƚƌĞŐŽŶŝƐŚƚƌŝƌũĞŶĞnjŽŶĂǀĞŶĂƚLJƌŽƌĞƚģǀĞŐũĞƚĂĐŝŽŶŝƚ͘4 Bota bimore e kontinentit të AzisëRiadDelhiStambollSingapor Pyjet gjetherënëse Pyje halore Pyjet e përziera Pyje të pashkelura Shkretëtira Tundra Stepe SavanëOQEANI I NGRIRË I VERIUTOQEANI I PAQËSOROQEANI INDIANPekin TokioShangajHong Kong17

