Page 190 - Demo
P. 190


                                    Kontinenti i Australisë dhe Oqeaniatë cilat nuk lejojnë depërtimin e ajrit të lagësht në brendësi të kontinentit. Duke shkuar më në brendësi të kontinentit, vërehet mungesa e lagështirës, temperaturat janë më të larta dhe arrijnë deri në 50ºC në stinën e verës. Në pjesën më të madhe të brendësisë së kontinentit, sasia e reshjeve nuk është më e madhe se 250 mm. Në jug të kontinentit të Australisë dhe në ishullin e Tasmanisë mbizotëron klima mesatare, e cila është klima më e përshtatshme dhe më e shëndetshme për jetesë në Australi. Reshjet sillen nga 500 deri në 2000 mm dhe temperaturat janë më të ulëta se në pjesët e tjera të kontinentit. Hidrografia e Australisë është e varfër. Për shkak të tokës së thatë dhe reshjeve të pakta, edhe lumenjtë në Australi janë të pakët. Më të njohur janë Murrei me degën e vet Darling, në juglindje dhe lumenjtë Gilbert e Miçëll në Australinë veriore. Lumi Murrei buron në malet juglindore, ka gjatësi rreth 1630 km dhe është i vetmi lumë që ka sasi të konsiderueshme uji edhe gjatë stinës së thatë. Murrei njihet edhe si Nili i Australisë, sepse i jep jetë dhe gjallëri kësaj hapësire. Të gjithë lumenjtë e tjerë janë të shkurtër. Ata derdhen në dete dhe në disa liqene të kripura që gjenden në brendësi të kontinentit të Australinë. Prej më të njohurve është liqeni Ejr, i cili është një pellg i kripur endoreik. Bota bimore dhe shtazore e kontinentit të Australisë është shumë e veçantë. Ndarja e hershme e Australisë nga kontinentet e tjera, ka bërë që ky kontinent të dallohet për llojin dhe numrin e madh të bimëve dhe kafshëve endemike. Nga 10 mijë lloje bimësh, 7500 janë endemike. Variantet e shumta të eukalipteve dhe akacieve janë lloje bimësh që gjenden vetëm aty. Viset veriore, përkatësisht gadishulli Jork që është nën ndikimin e lagështisë se madhe, kanë bimësi të vrullshme dhe të shumëllojshme, e përfaqësuar nga pyjet tropikale. Në jug të tyre dhe në viset lindore bregdetare, ato zëvendësohen me pyje të dendura. Këto të fundit dallojnë nga pyjet tropikale, sepse mbizotërojnë eukaliptet dhe janë më të varfra në llojshmëri.Duke shkuar më në brendësi të kontinentit, pyjet zëvendësohen nga savanat. Përhapja më e madhe e savanave është në pjesën veriore të Australisë. Në këto vise, bimësia përfaqësohet nga një lloj shkurreje që quhet kaçubë. DetyrëGjeni në hartën e vendosur në klasë, ose në atlas, lumenjtë dhe liqenet.5 Drurë eukalipti6 Shkurre kaçubë188
                                
   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194