Page 193 - Demo
P. 193


                                    Kontinenti i Australisë dhe OqeaniaGjuha zyrtare është gjuha angleze. Ka një shumëllojshmëri besimesh fetare: protestant (23%), katolik (22%), anglikan (13%), besimet animiste të popullsisë vendase, pastaj në përqindje më të vogël janë pjesëtarët e besimit islam, hindu, budist etj. Ka një shumëllojshmëri grupesh etnike, si: anglezët (26%), australianët (25%), irlandezët (7%), skocezët (7%), italianët, gjermanët, kinezët, indianët, grekët etj.Në vitin 1770, eksploratori anglez, Xhejms Kuk, zbuloi brigjet lindore të Australisë dhe i shpalli toka të Kurorës Britanike. Në vitin 1788 u ngrit vendbanimi i parë anglez në Sidnein e sotëm. Para mbërritjes së evropianëve, në këtë kontinent jetonte popullsia vendase, australidët (aborigjenët), që mendohet se kishin ardhur nga Azia përmes Arkipelagut të Malajit. Ata jetonin të izoluar dhe merreshin kryesisht me peshkim, gjueti dhe mbledhjen e frutave. Bënin jetë primitive dhe mendohet se i takojnë një race të veçantë. Gjatë shekullit XVIII, në kohën e mbërritjes së evropianëve, mendohet se numri i tyre ishte rreth 350 mijë banorë. Ky numër është zvogëluar vazhdimisht dhe sot mendohet të jenë rreth 40 mijë banorë aborigjenë. Qeveria australiane ka investuar shumë në sistemimin e tyre duke u siguruar edhe banesa falas, por ata përsëri janë kthyer në mënyrën e tyre tradicionale të jetës.Pas zbulimit të Australisë, ardhja e evropianëve ishte shumë e ngadalshme. Fillimisht, aty u vendosën të dënuarit, të internuarit, rojat e tyre, ata që kërkonin punë, aventurierët, studiuesit etj. Ardhjet e mëdha të evropianëve dhe lëvizjet masive migratore u bënë në shekullin XIX, kur u zbuluan rezervat e arit dhe mineraleve të tjera. 5 Pamje nga një minierë ari, Australi 6 Një ritual aborigjen në AustraliPasuritë natyrore dhe ekonomia e AustralisëKontinenti i Australisë ka një shumëllojshmëri pasurish natyrore, si: rezervat e larmishme të mineraleve, sipërfaqet e mëdha me kullosa, pyje, dalja në dete etj. Pasuritë e shumta nëntokësore ishin edhe shkaku i ardhjes së evropianëve në këtë kontinent. Për boksitet dhe prodhimin e aluminit, Australia zë vendin e parë në botë, për prodhimin e arit zë vendin e dytë (pas Kinës), për rezerva hekuri, plumbi dhe zinkuvendin e dytë në botë, për rezerva qymyrguri vendin e gjashtë në botë. Është e pasur edhe me rezerva nafte, bakri, argjendi, nikeli, uraniumi etj. Zhvillimi ekonomik i Australisë ishte i ulët nga periudha e kolonizimit e deri në Luftën e Dytë Botërore, ku kryesisht dominonin degët e bujqësisë. Pas L.II.B, ekonomia e Australisë njohu një hov të lartë zhvillimi, bazuar në sektorin minerar, atë energjetik, fuqinë punëtore të kualifikuar, përdorimin e teknologjisë bashkëkohore etj. Bujqësia është një nga degët më të rëndësishme dhe deri në Luftën e Dytë Botërore ishte vend tipik agrar. Vetëm 6% e sipërfaqes është tokë e punueshme dhe në bujqësi është e punësuar rreth 4% e popullsisë. Bujqësia karakterizohet nga një shkallë e lartë mekanizimi, plehërimi, ujitjeje, përdorimi të farërave cilësore dhe nga rendimente të larta. Dallohet për prodhime agrikulture, si: gruri, elbi, kallamsheqeri, frutat, pambuku, duhani, gjedhët, delet, shpendët etj. Ka prodhimtari të lartë drithërash, sidomos të grurit, dhe është ndër eksportuesit më të mëdhenj të grurit dhe miellit. Rajoni më i madh i kultivimit të grurit është rajoni jugperëndimor dhe pellgu i Murreit. Dega më e vjetër dhe më e rëndësishme e bujqësisë është blegtoria. Australia dallohet në nivel botëror për rritjen e deleve (raca merinos) dhe zë vendin e dytë në botë pas Kinës. Për prodhimin dhe eksportin e leshit, zë vendin e parë në botë, ndërsa për eksportin e mishit është e dyta, pas Argjentinës.191
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197