Page 194 - Demo
P. 194
Kontinenti i Australisë dhe OqeaniaIndustria është degë kryesore ekonomike, mbështetur në pasuritë e mëdha dhe të shumëllojshme të mineraleve, burimet energjetike dhe fuqinë punëtore të kualifikuar. Burimet kryesore energjetike që kanë ndikuar në zhvillimin e industrisë janë energjia termike (90%) dhe energjia hidrike (10%). Degët kryesore të industrisë janë: metalurgjia e zezë dhe me ngjyra, industria e makinave, ajo kimike, ushqimore, tekstile etj. Me zhvillimin e këtyre degëve, Australia ka arritur të jetë ndër prodhueset më të mëdha të çelikut dhe gizës, me 12-13 milionë tonë në vit. Pastaj njihet për prodhimin e automobilave, acidit sulfurik, sodës kaustike, materialeve plastike, veshjeve prej pambuku e leshi, stofrat etj. Në industrinë ushqimore dallohet për prodhimin e qumështit, mishit, sheqerit, grurit etj. Zonat më të njohura industriale janë: NjuKasëlli i Madh, Broken-Hilli, Melburni, Sidnei, Perthi, Kanberra, Adelaida etj.7 Pellgu i Murreit – kultivimi i drithërave9 Prodhimi i çelikut në Australi8 Blegtoria në AustraliTransporti luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Australisë. Ka të zhvilluara të gjitha llojet e transportit, si: hekurudhor, automobilistik, detar dhe ajror. Pjesa juglindore e Australisë ka rrjetin më të zhvilluar të transportit hekurudhor dhe automobilistik. Hekurudha më e gjatë është ajo transkontinentale, që lidh lindjen me perëndimin, përkatësisht Brisbenin me Perthin, me gjatësi rreth 5600 km.Australia është shtet federal dhe përbëhet nga gjashtë shtete dhe dy territore.Australia PerëndimoreAustralia JugoreUellsi i Ri JugorViktoriaTasmaniTerritori i kryeqytetit Australia australianLumi MurreiPellgu ujëmbledhësLumi DarlingKufiri shtetërorTerritori i VeriutKuinslend192

