Page 196 - Demo
P. 196
4.4 OQEANIA – KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME GJEOGRAFIKENxënësi/ja:• dallon tri grupet kryesore të ishujve të Oqeanisë;• tregon mënyrën e formimit të ishujve të Oqeanisë;• përcakton llojet e klimës dhe vegjetacionit në ishujt e Oqeanisë;• analizon karakteristikat e popullsisë dhe zhvillimit ekonomik të Oqeanisë. Mikronezia ishuj vullkanikë dhe koralorë klimë oqeanike papuanët, polinezianët dhe aziatikët turizmiFjalë kyçeNumri i madh i ishujve në Oqeanin Paqësor, midis tropikut të veriut dhe tropikut të jugut, njihet me emrin e përbashkët Oqeani. Këta ishuj gjenden mes ishujve Havai në veri dhe Zelandës së Re në jug. Kufi lindor janë ishujt Tuamotu, ndërsa kufi perëndimor, ishujt Mariane. Këta ishuj zënë një sipërfaqe rreth 1,2 milionë km2 dhe në gjithë rajonin jetojnë afro 17 milionë banorë. Në formimin e këtyre ishujve kanë ndikuar shkaqe të ndryshme gjeologjike. Disa nga ishujt më të mëdhenj, si: Guineja e Re dhe Zelanda e Re, janë krijuar me shkëputje tektonike. Një numër tjetër ishujsh kanë prejardhje vullkanike, ndërsa disa të tjerë janë formuar prej koraleve. Relievi i këtyre ishujve është kryesisht malor; maja më e lartë (PunçakXhaja, 4884 m) gjendet në Malet e Borës të Guinesë së Re. Ultësirat shtrihen përgjatë rrjedhës së lumenjve, kryesisht në Zelandën e Re dhe Guinenë e Re. 1 Rajonet e OqeanisëMikroneziaAziaMelaneziaAustraliaZelanda e RePolineziaIshujt HavaiIshujt MarshallPalauNauru Papua Guinea e ReIshujt SolomonIshujt MarianeKaledonia e ReFixhiTonga VanuatuSamoaTuvaluKiribatiIshujt Kuk Polinezia francezeOqeani Paqësor i VeriutOqeani Paqësor i JugutTropiku i BricjapitEkuatoriNiue0 00 1,500 km 0Shtrirja e ishujve në të dyja anët e ekuatorit, ka bërë që klima të jetë kryesisht tropikale. Vetëm Zelanda e Re shtrihet në gjerësi më të mëdha gjeografike, ku klima është mesatare. Në shumicën e ishujve që gjenden në brezin e nxehtësisë, mbizotëron klimë e nxehtë, me temperatura të larta gjatë gjithë vitit dhe me reshje të shumta. Kjo lloj klime ka ndikuar që bota bimore të jetë e pasur dhe e shumëllojshme. Pyjet janë të dendura dhe të ngjashme me ato të Amazonës. Lumenjtë janë të shkurtër dhe të pasur me ujë. E tërë Oqeania ndahet në tri grupe të mëdha ishujsh: Melanezia, Mikronezia dhe Polinezia. Shpesh, në literaturën gjeografike, Oqeanisë i shtohet edhe një grup i katërt, Australazia (ku përfshihen Australia, Zelanda e Re, Guineja e Re dhe ishujt ngjitur), rajon që i mbivendoset Melanezisë.Si grup ishujsh, Melanezia e ka marrë emrin nga greqishtja melas (i zi) dhe nisos (ishull) dhe është quajtur kështu për shkak të ngjyrës së errët të lëkurës së vendasve. Janë ishujt më të mëdhenj të Oqeanisë dhe quhen ishuj kontinentalë. Në veri është Guineja e Re, në pjesën qendrore ishujt Solomon, Hebridet e Reja, Kaledonia e Re, Fixhi dhe në jug Norfolk. Krejt në jug të këtyre ishujve gjendet Zelanda e Re. Mikronezia përbëhet nga një numër shumë i madh ishujsh të vegjël, të shpërndarë në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Oqeanit Paqësor. Ishujt shtrihen në grupe, siç janë: ishujt Mariane, Karoline, Marshall, Gilbert etj. Polinezia shtrihet në lindje të Melanezisë dhe Mikronezisë. Këta ishuj janë formuar nga aktiviteti vullkanik dhe nga koralet, dhe ka ende vullkane aktive. Ishujt më të njohur janë ishujt Havai (pjesë e SHBA-së) në veri, Polinezia Franceze, ishujt Kuk, Samoa etj.194

