Page 197 - Demo
P. 197


                                    Kontinenti i Australisë dhe OqeaniaPyetje dhe detyra1 ŶĂůŝnjŽŶŝĚŚĞƉģƌĐĂŬƚŽŶŝŶĚĂƌũĞŶĚŚĞŐƌƵƉŝŵŝŶĞŝƐŚƵũǀĞƚģKƋĞĂŶŝƐģ͘2 WģƌƐŚŬƌƵĂŶŝŵģŶLJƌģŶĞĨŽƌŵŝŵŝƚƚģŝƐŚƵũǀĞƚģKƋĞĂŶŝƐģ͘3 WģƌĐĂŬƚŽŶŝŐƌƵƉĞƚŬƌLJĞƐŽƌĞĞƚŶŝŬĞƚģƉŽƉƵůůƐŝƐģƐģŝƐŚƵũǀĞƚģKƋĞĂŶŝƐģ͘4 ŝůŝŶŐĂƐŚƚĞƚĞƚĞKƋĞĂŶŝƐģģƐŚƚģŵģŝnjŚǀŝůůƵĂƌĚŚĞƉģƌĕĨĂƌģĚĂůůŽŚĞƚ͍PopullsiaNë Oqeani jetojnë mbi 17 milionë banorë dhe dendësia mesatare është rreth 22 banorë/km2. Pjesa më e madhe popullsisë (rreth 65%) jeton në Melanezi. Në Zelandën e Re jeton rreth 27% e popullsisë së Oqeanisë, ndërsa Mikronezia dhe Polinezia kanë numrin më të vogël të popullsisë, rreth 8%. Popullsia e Oqeanisë ka shkallë të lartë shtimi natyror, ku dallohet Melanezia me rreth 19 për mijë. Shkalla e urbanizimit është e ulët (19,2% në Melanezi), me përjashtim të Zelandës së Re, e cila ka shkallë më të lartë të urbanizimit (rreth 86%). Oqeania karakterizohet nga niveli i ulët i shkollimit dhe shkalla e lartë e analfabetizmit. Gjuhë zyrtare janë anglishtja, frëngjishtja dhe gjuhët vendase. Ka përzierje popujsh mes popullsisë vendase dhe të të ardhurve. Popullsia vendase që jeton në këto rajone përbëhet nga: papuazët, melanezianët, mikronezianët, polenizianët, maorët etj. Popullsia e ardhur përbëhet nga popullata të shpërngulura prej Azisë, Evropës dhe Amerikës. Popullsia vendase ka shkallë të ulët zhvillimi ekonomik e social dhe merret kryesisht me bujqësi ekstensive dhe peshkim. Ata dallohen për ngjyrën e errët të lëkurës dhe flokët kaçurrela, sidomos papuazët. Popujt e ardhur jetojnë në pjesë të ndryshme të Oqeanisë. Britanikët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë së Zelandës së Re, ndërsa francezët përbëjnë shumicën e popullsisë në Kaledoninë e Re. Pjesa më e madhe e popullsisë në ishujt Havai përbëhet nga amerikanët. Në Oqeani jeton edhe një pjesë e konsiderueshme popullatash aziatike, si: kinezët, japonezët, koreanët, vietnamezët, filipinasit, indianët etj. Për shkak të pozitës gjeografike, Oqeania ka rëndësi të veçantë në aspektin ekonomik, politik, komunikativ dhe ushtarak. Si rezultat, shumë ishuj janë koloni e shteteve të zhvilluara, si: Francës, Britanisë së Madhe, SHBA-së, Japonisë etj. Veçoritë ekonomikeZhvillimi ekonomik i Oqeanisë është i orientuar kryesisht në veprimtaritë agrikulturore. Në shumë nga ishujt e këtij rajoni janë ngritur plantacione bujqësore të specializuara në kultivimin e bimëve tropikale, bazuar në këtë tip të klimës. Kultivohen palma e kokosit, kallamsheqeri, bananet, kafeja, kauçuku, kakaoja etj. Gjithashtu, kultivohet edhe gruri, sidomos në Zelandën e Re, dhe orizi, më së shumti në Guinenë e Re. Blegtoria është degë shumë e rëndësishme e agrikulturës, sidomos në Zelandën e Re, e cila zë vendin e parë në botë për numrin më të madh të deleve. Dallohet për prodhimin e gjalpit, mishit dhe leshit. Shtetet më të zhvilluara të këtij rajoni janë: Zelanda e Re, Havai dhe Kaledonia e Re. Këto shtete kanë shkallë të lartë zhvillimi industrial. Industria e tyre është e bazuar në burimet natyrore nëntokësore, si: ari, argjendi, nikeli, hekuri, kromi, kobalti, nafta etj. Degët më të zhvilluara të industrisë janë ato të industrisë së lehtë, por kohëve të fundit ka njohur zhvillim edhe industria e rëndë. Dominon industria ushqimore dhe tekstile, ndërsa industria e drurit është zhvilluar bazuar në pasuritë pyjore të këtij rajoni.DetyrëGjeni në hartën e vendosur në klasë ose ŶģĂƚůĂƐĂƚŽƋģƵĐĞŬģŶmë sipër.2 Papuazët – popullsia autoktone në Guinenë e Re3 Blegtoria në Zelandën e Re4 Prodhimi i gjalpit në Zelandën e Re 195
                                
   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201