Page 198 - Demo
P. 198


                                    Kontinenti i Australisë dhe Oqeania5VISET POLARE (Arktiku dhe Antarktida)196 Viset polare veçohen për gjerësinë e madhe gjeografike, specifikat e veçanta klimatike, botën e varfër bimore dhe shtazore dhe rrallësinë e popullsisë banuese. Përkundër këtyre karakteristikave gjeografike të veçanta, ato paraqesin një interesim të madh në hulumtimet shkencore, udhëtimet turistike e posaçërisht në zbulimin e pasurive të mëdha nëntokësore që zotërojnë këto hapësira. Përmes këtyre përmbajtjeve mësimore, nxënësi/ja synon t’i arrijë rezultatet e të nxënit që janë të përcaktuara. Ai/ajo do të jetë në gjendje të dijë, njohë, përshkruajë dhe të bëjë krahasime, dallime të ndryshme, të gjykojë, analizojë, vlerësojë e interpretojë të gjitha proceset e veçanta natyrore në këto hapësira gjeografike e, përmbledhtas, ato ekonomike e sociale. Bazuar në rezultatet e të nxënit, viset polare janë përmbledhur në 2 njësi mësimore.
                                
   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202