Page 199 - Demo
P. 199
5.1Viset polare përfshijnë sipërfaqet tokësore që shtrihen rreth Polit të Veriut dhe Polit të Jugut. Viset që shtrihen rreth Polit të Veriut quhen Arktik, kurse ato që shtrihen rreth Polit të Jugut quhen Antarktik. VISET POLARE – ARKTIKU DHE ANTARKTIDA (VEÇORITË E PËRGJITHSHME GJEOGRAFIKE) arktiku dhe antarktiku klimë e ftohtë bimësi e varfër vise rrallë të banuara rezerva të mëdha minerare Nxënësi/ja:• përcakton pozitën gjeografike të dy krahinave polare në rruzullin tokësor;• analizon kushtet klimatike, si faktor kryesor në përhapjen e ujërave rrjedhëse dhe vegjetacionit;• vlerëson rëndësinë e krahinave polare në komunikacionin detar dhe ajror, si dhe burimet minerare;• analizon karakteristikat demografike të popullsisë së këtyre viseve;• tregon rëndësinë e pasurive nëntokësore që gjenden në këto hapësira.Fjalë kyçeANTARKTIDAAMERIKAE JUGUTAME RRETHI ANTARKTIKOQEANIATLANTIKOQEANIPAQËSOROQEANIINDIANAMERIKAE VERIUT AZIAEVROPAOQEANIPAQËSOROQEANIATLANTIKOQEANII NGRIRËI VERIUTRRETHI ARKTIKViset polare përbëjnë një pjesë të mirë të sipërfaqes tokësore, rreth 38 milionë km2, tri herë më shumë se Evropa. Për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta, këto vise janë të mbuluara gjithmonë me akull. Për rrjedhojë, këto territore janë shumë rrallë të banuara dhe pak të njohura. Por sot, ato paraqesin rëndësi të madhe për kërkime shkencore, si: ato gjeografike, biologjike, gjeofizike, ushtarake etj. Arktiku – veçoritë e përgjithshme gjeografikeArktik quhet pjesa më veriore polare e Tokës. Përfshin Oqeanin e Ngrirë të Veriut, ishujt që shtrihen në të dhe disa pjesë të Evroazisë dhe Amerikës Veriore, me një territor prej 25 milionë km2, nga i cili tri të pestat janë sipërfaqe ujore.Klima është polare dhe e ashpër. Në dimër, temperatura arrin - 40ºC, ndërsa në verë 0-10ºC. Reshjet janë të pakta dhe në formë dëbore. Temperatura e ujit është rreth -1ºC. Për këtë shkak, sipërfaqja është me akull.197

