Page 200 - Demo
P. 200


                                    Viset Polare (Arktiku dhe Antarktida)Flora dhe faunaSipërfaqet tokësore pa akull janë në tundra, ku ekziston një botë e varfër bimore, si: likene, myshqe e barishte të rralla. Bota detare është e pasur me lloje të ndryshme peshqish. Nga kafshët e mëdha gjenden: foka, ariu i bardhë, dhelpra polare, lepuri polar dhe zogj të ndryshëm.Arktiku është fare pak i banuar. Aty jetojnë vetëm grupe të rralla eskimezësh, të cilët merren me peshkim dhe me ruajtjen e renave (ndryshe, irvasë ose karibu) – drerëve të veriut.Si pjesa më veriore e planetit, Arktiku ka qenë shumë pak i njohur. Përpjekjet më të mëdha për t’i njohur këto vise u bënë në shekujt XVI-XIX. Gjatë kësaj periudhe u organizuan disa ekspedita, por në vitin 1909 amerikani, Robert Peari, udhëhoqi një ekspeditë, për të cilën pretendoi se ishte e pari që kishte shkelur në Polin e Veriut. Pozita gjeografike dhe kushtet klimatike kanë ndikuar që këto hapësira të jenë të papërshtatshme për jetesë. Arktiku është pothuajse i pabanuar, hiq disa grupe të vogla popullsie që u janë përshtatur kushteve ekstreme të motit të ftohtë. Në Amerikën Veriore dhe Groenlandë jetojnë eskimezët, në pjesën evropiane jetojnë laponët dhe në pjesën ruse jakutët, tunguzët etj. Këta popuj jetojnë në disa ishuj të Arktikut ku, megjithatë, ndihet ndikimi i rrymave të nxehta. Ajo pak popullsi që jeton në këto vise, merret kryesisht me rritjen e drerëve, gjueti dhe peshkim. Kohëve të fundit, kjo pjesë ka filluar të bëhet e rëndësishme, për shkak të kërkimeve shkencore dhe pasurive natyrore të gazit, naftës, qymyrit, hekurit dhe metaleve të tjera. 3 Drerët e veriut5 Ariu polar 4 Lepuri polar6 Dhelpra arktike6 Robert Edvin Peari198
                                
   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204