Page 201 - Demo
P. 201


                                    Viset Polare (Arktiku dhe Antarktida)Antarktiku – veçoritë e përgjithshme gjeografikeAntarktiku gjendet në pjesën jugore polare të Tokës. Është i rrethuar nga të gjitha anët me ujin e Oqeanit Paqësor, Indian dhe Atlantik dhe zë një sipërfaqe prej 13,2 milionë km2. Pjesa më e madhe e sipërfaqes është nën akull (rreth 98% e tokës). Përbëhet nga kontinenti i Antarktidës dhe disa ishuj përreth saj.Kontinenti është i ndarë në Antarktidën Lindore, e cila është e përbërë kryesisht nga një rrafshnaltë e lartë, e mbuluar me akull, dhe Antarktida Perëndimore, e cila është kryesisht një shtresë akulli që mbulon një arkipelag ishujsh malorë.Relievi i Antarktikut është malor, me lartësi të mëdha mbidetare (rreth 65% e territorit është mbi 2000 m lartësi). Maja më e lartë është mali Vinson (4892 m). Antarktiku karakterizohet nga klima më e ashpër në botë dhe temperaturat arrijnë deri -80ºC. Gjatë gjithë vitit, temperaturat janë nën 0ºC. Për shkak të klimës së ashpër, erërave të forta dhe mbulesës me akull, Antarktida llogaritet shkretëtirë e ftohtë, e pajetë. Pyetje dhe detyra1 dƌĞŐŽŶŝĚĂůůŝŵĞƚŬƌLJĞƐŽƌĞŵĞƐƌŬƟŬƵƚĚŚĞŶƚĂƌŬƟĚģƐ͘2 Numëroni disa nga veçoritë kryesore natyrore të këtyre viseve.3 Dalloni llojet e botës bimore dhe shtazore që jetojnë në këto vise.4 WģƌĐŝůĂƚůůŽũĞƚģƉĂƐƵƌŝǀĞŶģŶƚŽŬģƐŽƌĞũĂŶģƚģŶũŽŚƵƌĂǀŝƐĞƚƉŽůĂƌĞ͍Antarktida është kontinenti i fundit që u zbulua. Kjo për shkak të largësisë nga bota tjetër dhe kushteve të vështira natyrore. I pari që ka arritur në Antarktik është norvegjezi, Roald Amundsen, në vitin 1911. Kontinenti nuk ka kushte për jetesë, ndaj s’ka vendbanime dhe as banorë të përhershëm. Aty janë vendosur disa ngulime të përkohshme dhe të improvizuara, që shërbejnë për gjuajtën e balenave dhe për ekspedita shkencore. Ka mbi 50 stacione kërkimoro-shkencore, ku qëndrojnë përkohësisht shkencëtarët dhe studiuesit. Hulumtimet janë të orientuara në veçoritë fiziko-gjeografike, gjeofizike e biologjike të kontinentit. Nga studimet e zhvilluara deri tani, është konstatuar se në këtë kontinent ka rezerva qymyrguri, nafte, kromi, kobalti, kallaji, plumbi etj.Bota bimore dhe shtazoreJanë të pranishme disa likene dhe myshqe, ndërsa bota shtazore është më e pasur dhe më e shumëllojshme. Më karakteristike për këtë pjesë të botës janë pinguinët, të cilët jetojnë në koloni në pjesët bregdetare të kontinentit. Në krahasim me pjesën tokësore, në ujërat e Antarktikut jetojnë kafshë të shumëllojshme detare, si pinguinët, ndërsa më karakteristike janë balenat.7 Harta e Antarktikut8 Pinguinët e Antarktikut 9 Balenat e AntarktikutIshulli SkotIshujtBaleniIshulli Herd(AUSTRALI)Ishujt Kergelen (FRANCË)Ishujt Princ Eduard(AFRIKA E JUGUT)Ishulli Buvet(NORVEGJI)Xhorxhia e Jugut(BRITANI E MADHE)Ishujt Falkland (BRITANI E MADHE)ARGJENTINËKILIIshulli PeterIshulli AleksandërMbreti Xhorxh IIshulli BerknerZELANDË E REAUSTRALIIshulli Makkeri(AUSTRALI)TasmaniaPoli magnetik i jugutAntarktidaIshujt Okland(ZELANDË E RE)Poli i jugutDeti RosAkullnaja RosAkullnaja RonAkullnajaShakëlltonAkullnajaAmeriDeti AmundsenDeti BellinghauzenNgushtica DrejkDeti UedellO Q E A N I A T L A N T I KOQEAN I P A Q Ë S O RO Q E A N I I ND I A NAFRIKAE JUGUTMOZ.199
                                
   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205