Page 202 - Demo
P. 202


                                    Rezultatet e të nxënit:Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: ƒ përkufizon në hartën memece kontinentin e Australisë; ƒ përcakton në hartën memece tri grupet e ishujve të Oqeanisë; ƒ përcakton në hartën memece viset polare – Arktikun dhe Antarktikun;ƒ lokalizon (emërton e ngjyros) format kryesore të relievit dhe hidrografisë së kontinentit të Australisë;ƒ lokalizon dhe emërton qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të kontinentit të Australisë;ƒ vlerëson shumëllojshmërinë e popujve, racave, zhvillimeve sociale e kulturore të kontinentit të Australisë, Oqeanisë dhe Viseve Polare;ƒ shfaq kureshtje për zhvillimet ekonomike të Australisë, Oqeanisë dhe Viseve Polare.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: Teksti mësimor, informacione dhe harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja. Mjetet e punës: Harta memece, atlas gjeografik, teksti mësimor, lapsa me ngjyrë.Metodologjia që do të përdoret: Punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës memece), punë në grup (diskutim, shkëmbim mendimesh). Puna përgatitore:Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit duhet të mbështeten në njohuritë e marra për veçoritë fiziko-gjeografike dhe shoqëroro-ekonomike të kontinentit të Australisë dhe të Oqeanisë dhe VisevePolare.Mësuesi/ja i orienton dhe ndihmon nxënësit të hulumtojnë dhe të përzgjedhin nga burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta etj.), informacione në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike dhe shoqëroreekonomike të kontinentit të Australisë, Oqeanisë dhe Viseve Polare.Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike1. Përkufizoni në hartën memece, kontinentin e Australisë dhe Oqeaninë e viset polare, si dhe emërtoni ndarjen rajonale të kontinentit të Australisë, grupet e ishujve të Oqeanisë dhe territoret e Viseve Polare. (Të përdoren hartat memece 1, 2, 3, 4.)2. Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën memece format kryesore të relievit (ultësirat, malet, rrafshnaltat, shkretëtirat etj., të Australisë. (Të përdoret harta memece 1.)3. Dalloni grupet kryesore etnike, racore, fetare dhe gjuhësore të kontinentit të Australisë, Oqeanisë dhe Viseve Polare.4. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën memece, qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të Australisë. (Të përdoret harta memece 2.)PUNË PRAKTIKE: AUSTRALIA DHE OQEANIA; VISET POLARE 5.2200
                                
   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206