Page 205 - Demo
P. 205
6PROCESET DHE TIPARET GLOBALE SHOQËRORE-EKONOMIKE E MJEDISORE Zhvillimi i shpejtë shoqëror dhe ekonomik në nivel botëror ka ndikuar në shfaqjen e shumë proceseve globale. Rritja e shpejtë e numrit të popullsisë së botës, sidomos në dekadat e fundit, është përcjellë me shumë efekte, si: në sigurimin e ushqimit, rritjen e qyteteve, shfrytëzimin e burimeve natyrore, ndotje të mjedisit etj. Gjithashtu, migrimet e popullsisë janë intensifikuar shumë kohët e fundit dhe ato paraqesin një ndikim të madh në aspektin ekonomik e social. E veçanta e këtyre proceseve është se ekzistojnë dallime të theksuara në nivel global sa u përket migrimeve, rritjes së popullsisë, zhvillimit ekonomik e teknologjik. Në njësitë paraprake, nxënësi/ja ka marrë njohuri për hapësirat e ndryshme të rruzullit tokësor dhe, bazuar në këto njohuri, ai/ajo do të jetë në gjendje të dijë, njohë, përshkruajë dhe bëjë krahasime, dallime të ndryshme, të gjykojë, analizojë, vlerësojë e interpretojë të gjitha proceset dhe tiparet globale shoqëroro-ekonomike dhe mjedisore. Bazuar në rezultatet e të nxënit, proceset dhe tiparet globale shoqëroro-ekonomike e mjedisore janë përmbledhur në 3 njësi mësimore.

