Page 206 - Demo
P. 206
6.1Migrimet e popullsisëMigrimet e popullsisë kanë ekzistuar gjatë gjithë shoqërisë njerëzore, por kohët e fundit janë rritur shumë. Migrimet e mëdha të popullsisë janë të ndërlidhura me zhvillimin e përgjithshëm ekonomiko-social e sidomos me zhvillimin e lartë të transportit. Në aspektin politik, migrimet mund të jenë të brendshme (lëvizjet brenda shtetit) dhe të jashtme (lëvizjet jashtë shtetit). Dy dekadat e fundit kishte një rritje shumë të madhe të migrimit të njerëzve mes shteteve dhe kontinenteve të ndryshme në nivel botëror. Në vitin 2000, rreth 173 milionë njerëz kanë migruar në vende të ndryshme, ndërsa në vitin 2020 ky numër ishte mbi 280 milionë.MIGRIMET DHE PROBLEMET E RRITJES SË POPULLSISË GLOBALE migrimi, imigrimi dhe emigrimi rritja e popullsisë dhe shkaqet e saj dendësia e popullsisë dhe mbipopullimiNxënësi/ja:• dallon faktorët që ndikojnë në migrimin e popullsisë sipas vendit dhe kohës;.• debaton problematikat e rritjes globale të popullsisë;• identifikon rajonet e mbipopulluara dhe faktorët që ndikojnë në përqendrimin e madh të popullsisë.Fjalë kyçeNumri më i madh i migrimeve është në kontinentin e Azisë dhe Evropës me mbi 80 milionë imigrantë gjatë vitit 2020. Përveç migrimeve të jashtme, edhe migrimet e brendshme (brenda shtetit) janë rritur shumë kohët e fundit. Vlen të përmendet migrimi nga fshati në drejtim të qytetit. Ky lloj migrimi ka ndikuar dukshëm në rritjen e popullsisë urbane. Si rezultat, sot në botë kemi më shumë njerëz që jetojnë në qytet se në fshat. Në vitet ‘60, pjesa më e madhe e popullsisë së botës jetonte në fshat. Atëherë bota kishte rreth 3 miliardë banorë, ku rreth 2 miliardë prej tyre jetonin në fshat, ndërsa në qytet vetëm 1 miliardë. Migrimet e vazhdueshme drejt qyteteve kanë ndikuar në të atillë mënyrë, që sot të kemi numrin më të madh të popullsisë urbane në botë.Kohët e fundit, pothuajse gjithë vendet e botës përballen me migrimin e njerëzve. Shkuarja e njerëzve nga një vendbanim apo shtet quhet emigrim, ndërsa ardhja në një vendbanim apo shtet quhet imigrim. Faktorët që ndikojnë në migrimin e popullsisë janë të ndryshme. Në varësi të këtyre faktorëve, kemi migrime vullnetare apo të dhunshme.AMERIKA LATINEDHE KARAIBET14,8 milionë AFRIKA25,4 milionëOQEANIA9,4 milionëAMERIKA E VERIUT58,7 milionë EVROPA86,7 milionëAZIA85,6 milionë3002502001501005002000173,6 191,6220,8248,92812005 2010 2015 20201 Migrimi ndërkombëtar në botë (në milionë)2 Migrimi sipas kontinenteve204

