Page 207 - Demo
P. 207


                                    Proceset dhe tiparet globale shoqëroro-ekonomike dhe mjedisoreShkaqet kryesore të migrimit të jashtëm janë: ekonomike, arsimore, politike, familjare, fetare, mjedisore etj. Në disa raste, shkaqet lidhen me faktorë natyrorë si tërmetet, thatësira etj. Migrantët ndërkombëtarë shpeshherë mund të jenë refugjatë ose azilkërkues që ikin nga lufta, diskriminimi politik, fetar, racor etj. Vlerësohet se mbi 3% e popullsisë së botës janë migrantë, ku dallohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë numrin më të madh të emigrantëve. Shtetet dhe rajonet e pazhvilluara kanë më shumë emigrim popullsie, si Azia, Amerika Latine dhe Afrika; ndërsa shtetet dhe rajonet e zhvilluara kanë më tepër imigrim popullsie, si Amerika Veriore, Evropa dhe Australia.Shkaqet e rritjes së popullsisë në botëPopullsia e botës ka shënuar kryesisht rritje të vazhdueshme që nga fillimet e njerëzimit. Gjurmët e hershme të shfaqjes së njeriut të parë në tokë janë gjetur në rajonin e Afrikës Lindore, rreth 2 milion vjet më parë. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore dhe zbulimin e tokave dhe kontinenteve të reja, rritet numri dhe shpërndarja e popullsisë në gjithë planetin. Vlen të theksohet se, për një periudhë të gjatë kohore, popullsia e botës nuk kishte rritje të theksuar. Prej periudhave të hershme e deri në revolucionin industrial, popullsia e botës nuk njohu rritje të ndjeshme, për shkak të shkallës së ulët të zhvillimit të shoqërisë njerëzore dhe shkallës së lartë të natalitetit dhe mortalitetit. Numri i njerëzve që jetojnë në zonat urbane dhe rurale në botë, 1960-20201960 1970 1980 1990 2000 2010 2020 01 bilion2 bilionë3 bilionë4 bilionëPopullsiaurbanePopullsiarurale3 Popullsia urbane dhe rurale gjatë viteve4 Rritja e popullsisë së botës sipas viteve 5 Udhëtarë në një terminal treni në Mumbai9876543210Viti10001500 1600 1700 1800 1900 1950 1960 1970 1980 1990 2000 2010 20230,27 0,45 0,5 0,6111,62,533,74,55,36,178Numri i lartë i lindjeve në njërën anë dhe numri i lartë i vdekjeve në anën tjetër kanë kushtëzuar shtim të ulët natyror e, në disa periudha kohore, edhe shtim negativ natyror. Rritja e vrullshme e popullsisë së botë nisi në shek. XIX, me zhvillimin e revolucionit industrial. Gjatë shek. XX, sidomos pas vitit 1950, popullsia e botës pati rritje aq të shpejtë, sa që kjo periudhë njihet me emrin “bumi demografik”. Në vitin 1950, popullsia e botës ishte 2.5 miliardë, ndërsa në vitin 2023 i kaloi 8 miliardë banorë. Për 73 vite, popullsia në botë u rrit me 5.5 miliardë banorë, një rritje mesatarisht rreth 75 milionë banorë në vit. 205
                                
   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211