Page 208 - Demo
P. 208
Proceset dhe tiparet globale shoqëroro-ekonomike dhe mjedisoreFaktorët që kanë ndikuar në rritjen e shpejtë të popullsisë së botës janë faktorët ekonomiko-shoqërorë, si dhe faktorët biologjikë që kanë të bëjnë me shkallën e lindshmërisë dhe vdekshmërisë. Varësisht nga ndikimi i këtyre faktorëve, rritja e popullsisë ndryshon mes rajoneve të ndryshme të botës. Dallimi më i madh është mes rajoneve të zhvilluara dhe atyre të pazhvilluara. Në vendet e zhvilluara, (në Amerikën e Veriut, Evropë, Japoni), shtimi natyror i popullsisë është i ulët e, në shumë raste, ka edhe pakësim të popullsisë. Kjo për faktin se këto vende kanë standard të lartë jetese dhe shkallë të ulët lindshmërie. Në vendet e pazhvilluara (në Azi, Afrikë etj.), rritja e popullsisë është shumë më e lartë, për shkak të shkallës së lartë të lindshmërisë. Në nivel botëror, shtimi natyror mesatar i popullsisë është rreth 15 për mijë, që do të thotë se për çdo 1000 banorë, popullsia rritet me 15 njerëz në vit.Pyetje dhe detyra1 Dalloni rajonet me shkallë të lartë migrimi në botë.2 Analizoni rritjen e popullsisë së botës sipas periudhave të ndryshme kohore.3 Përshkruani problemet e rritjes së popullsisë.4 Evidentoni në hartë rajonet me dendësinë më të madhe të popullsisë.Problemet botërore të rritjes së popullsisëRritja e shpejtë e popullsisë së botës është përcjellë edhe me probleme të shumta dhe të llojllojshme. Problemet e rritjes së popullsisë janë të ndërlidhura me shumë fusha si: shfrytëzimi jo-racional i burimeve natyrore, zhvillimi i pabarabartë ekonomik dhe social mes rajoneve, rritja e vazhdueshme e kërkesave për burime energjitike, rritja e kërkesave për ushqim, rritja e popullsisë urbane dhe zgjerimi i qyteteve etj. Të gjitha këto kanë ndikuar edhe në degradimin e mjedisit, çka po paraqet një sfidë për të gjitha vendet në nivel global. Shpërndarja e popullsisë në planet nuk është e barabartë. Në disa rajone të Azisë, Evropës dhe Amerikës së Veriut, për shkak të zhvillimit të lartë ekonomiko-social dhe kushteve më të mira të jetesës, dendësia e popullsisë është shumë e lartë. Në to janë ndërtuar qytete të mëdha milionëshe dhe njihen edhe si rajone të mbipopulluara të botës. Presioni i rritjes së popullsisë mbi burimet natyrore është i lartë dhe me pasoja. Kjo po paraqet probleme në menaxhimin efikas të hapësirave, po krijon mungesa në ujë, në burime energjitike, po sjell ndotje të ajrit etj.6 Dendësia e popullsisë në botëBanorë për km20 - 2525 - 7575 - 150150 - 300300 - 500500 - 700700 - 15001500 - 9000Nuk ka të dhënaLEGJENDA206

