Page 209 - Demo
P. 209
6.2 DIFERENCIMI I ZHVILLIMIT EKONOMIK MES RAJONEVE TË NDRYSHME TË BOTËSFaktorët e globalizimit të ekonomisë“Globalizimi” i referohet ndërlidhjes midis vendeve me anë të marrëdhënieve të ndryshme, nga biznesi, gjeopolitika dhe teknologjia tek udhëtimet, kultura dhe media.Globalizimi është proces i integrimit që mundësohet nga shkëmbimi i informacionit, produkteve, ideve dhe aspekteve të tjera kulturore në mbarë botën. Globalizimi sot ka përfshirë pothuaj të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe është përhapur gati në të gjitha rajonet e botës. Karakteristikë e përbashkët e globalizimit është rritja e marrëdhënieve përtej kufijve shtetërorë dhe rajonalë. Globalizimi ka filluar në shek. XIX dhe përfshin disa segmente, siç janë: globalizimi i ekonomisë, kulturës, telekomunikimit, i investimeve, i shërbimeve dhe teknologjisë së informacionit etj. Karakteristikë e zhvillimit aktual ekonomik është dallimi i theksuar mes vendeve dhe rajoneve të ndryshme të botës. Ky dallim është më i theksuar mes vendeve të zhvilluara dhe atyre më pak të zhvilluara. Këto diferenca dhe dallime paraqesin një sfidë të veçantë në nivel global. Globalizimi i ekonomisë shfaqet përmes bashkëpunimit global me qëllim të përmirësimit të jetesës së njerëzve duke ndikuar në: rritjen e punësimit, sigurimin e strehimit, ushqimin, shërbimet shëndetësore, sigurimin e ujit të pastër, shkollimit, transportit etj. Dy nga problemet kryesore që kërkojnë vëmendje më të madhe në nivel global janë: problemet mjedisore dhe pabarazia e theksuar (pabarazia mes vendeve të pasura dhe të varfra, zonave urbane dhe rurale, të pasurve dhe të varfërve, pabarazia gjinore etj.). Në fushën e mjedisit, kemi disa probleme të theksuara që e karakterizojnë botën si: ngrohja globale, ndotja e ujërave, shfrytëzimi i ujërave ndërkontinentale, shkrirja e akullnajave, dëmtimi i shtresës së ozonit, shpyllëzimi etj. Të gjitha këto probleme janë globale dhe kërkojnë një bashkëpunim të ngushtë mes shteteve dhe rajoneve të ndryshme të botës, si në aspektin ekonomik, social, kulturor e politik. Në aspektin kulturor dhe shoqëror, globalizimi paraqitet përmes shkëmbimit të kulturave, udhëtimeve e turizmit, ngjarjeve të shumta kulturore, sportive, artistike në nivel global. Në periudhat e mëhershme para globalizimit, hapësira shoqërore dhe kulturore ishte shumë më e kufizuar brenda një rrethi të ngushtë si familja apo fqinjësia, ndërsa sot kjo hapësirë është shumë më e madhe, sidomos me zhvillimin e teknologjive të komunikimit. Në aspektin teknologjik, globalizimi shprehet në zhvillimin globalizimi faktorët e globalizimit llojet e globalizimit vendet e zhvilluara vende në zhvillimFjalë kyçeGLOBALIZMIKULTURASHOQËRIAMJEDISI EKONOMIA POLITIKA1 Llojet e globalizimit2 Shkaqet e globalizimitTeknologji(Interneti)Kostot dhe shpejtësiae transportitFundi i Luftës së FtohtëProbleme globale(klima, migracioni)LiberalizimiNxënësi/ja:• analizon faktorët e globalizimit të ekonomisë botërore në zhvillimin e gjithanshëm ekonomik;• bën diferencimin e rajoneve të ndryshme ekonomike sipas shkallës së zhvillimit të tyre;• shpreh pabarazinë e zhvillimit ekonomik mes shteteve dhe rajoneve të ndryshme të botës.207

