Page 210 - Demo
P. 210
Proceset dhe tiparet globale shoqëroro-ekonomike dhe mjedisoree infrastrukturës globale të telekomunikacionit. Sa i takon globalizimit në aspektin politik, ai lidhet me probleme globale që i tejkalojnë kufijtë shtetërorë, si: ekonomia, mjedisi, papunësia, tranzicioni, emigracioni, trafikimi i qenieve njerëzore etj. Në dekadat e fundit, procesi i globalizimit është përshpejtuar edhe më tepër. Në këtë proces ndikojnë një sërë faktorësh, që lidhen me rritjen dhe përmirësimin e tregtisë, rritjen e kapitalit, punësimit, transportit, përmirësimin e teknologjisë etj. Diferencimi i zhvillimit ekonomikVendet në botë kanë shkallë të ndryshme zhvillimi ekonomik, për shkak të specifikave të kushteve natyrore, ndikimit të faktorëve historiko-shoqërore, organizimit politik, politikave ekonomike që ndjekin, zhvillimit të teknologjisë etj. Vendet që kanë veçori të njëjta ose të përafërta në zhvillimin ekonomik të tyre, mund të grupohen në rajone ekonomike. Bazuar në nivelin e zhvillimit ekonomik në shkallë botërore, vendet ndahen në: vende të zhvilluara dhe vende në zhvillim. Ato ndryshojnë midis tyre nga:• punësimi sipas sektorëve (në vendet e zhvilluara, sektori i prodhimit të mallrave të gatshme dhe ai i shërbimeve kanë numrin më të madh të të punësuarve);• konsumi i energjisë (në vendet e zhvilluara është i lartë, ndërsa në vendet në zhvillim është shumë më i ulët);• zhvillimi teknologjik (në vendet e zhvilluara është mjaft i lartë);• përdorimi i pajisjeve elektroshtëpiake dhe i automjeteve (në vendet e zhvilluara, përdorimi i tyre është më i gjerë se sa në vendet në zhvillim);• të ardhurat për banor dhe niveli i jetesës së popullsisë (vendet e zhvilluara kanë nivel të lartë jetese, ritëm të ulët shtimi popullsie dhe rritje të jetëgjatësisë);• niveli arsimor dhe kulturor i popullsisë (në vendet e zhvilluara është më i lartë se ai në vendet në zhvillim).Pyetje dhe detyra1 Analizoni shkaqet e globalizimit.2 Dalloni llojet e globalizimit.3 /ĚĞŶƟĮŬŽŶŝŶģŚĂƌƚģǀĞŶĚĞƚĞnjŚǀŝůůƵĂƌĂĚŚĞĂƚŽŶģnjŚǀŝůůŝŵ͘LEGJENDË Ekonomitë e përparuara Në tranzicion Më pak të zhvilluara Jo të zhvilluara208

