Page 211 - Demo
P. 211
6.3 PASURITË NATYRORE DHE KONSUMI PREJ POPULLATËS NË RAPORT ME MJEDISIN burimet e ripërtëritshme dhe të paripërtëritshme degradim i tokës shpyllëzim zhvillim i qëndrueshëm mbrojtja e mjedisitFjalë kyçeShfrytëzimi i pasurive natyrore krahas rritjes së popullsisëPasuritë natyrore janë përbërës të mjedisit natyror që mund të përdoren nga njerëzit, qoftë drejtpërdrejt ose indirekt, dhe për këtë arsye janë me vlerë të veçantë për shoqërinë. Pasuritë natyrore ndahen në dy lloje: 1. Biotike. Këto merren nga biosfera (material i gjallë dhe organik), si bota e gjallë bimore e shtazore, dhe materialet që mund të merren prej tyre. Lëndët djegëse si qymyri dhe nafta përfshihen gjithashtu në këtë kategori, sepse ato formohen nga lënda e kalbur organike;2. Abiotike. Janë burime që merren nga materiale jo-të gjalla (inorganike). Shembuj të burimeve abiotike përfshijnë tokën, ujin, ajrin, metalet e rënda, përfshi xeherorët si ari, hekuri, bakri, argjendi, etj.Burimet natyrore mund të jenë të ripërtëritshme dhe të paripërtëritshme:1. Burimet e ripërtëritshme. Disa nga këto burime, si rrezet e diellit, ajri, era, uji, etj. janë të pashtershme dhe në to nuk ndikon shumë konsumi njerëzor. Këto burime janë të rinovueshme, për aq kohë sa rikuperimi është më i shpejtë se shkalla e konsumit apo shfrytëzimit. 2. Burimet e paripërtëritshme. Këto formohen ngadalë ose nuk formohen natyrshëm në mjedis. Mineralet janë burimi më i zakonshëm i përfshirë në këtë kategori. Burimet janë të parinovueshme, kur shkalla e konsumit apo shfrytëzimit të tyre e tejkalon shkallën e rikuperimit.Nxënësi/ja:• analizon mënyrën e shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe ndikimin e këtij shfrytëzimi në mjedisin jetësor;• shfaq problematikat e rritjes globale të popullsisë dhe nevojës për konsum më të gjerë;• jep shembuj rreth mënyrës së ruajtjes së baraspeshës mes shfrytëzimit të pasurive natyrore dhe ruajtjes së normave mjedisore.1 Bujqësi intensive dhe ferma të mëdha 2 Shpyllëzimi i sipërfaqeve pyjore209

