Page 212 - Demo
P. 212


                                    Proceset dhe tiparet globale shoqëroro-ekonomike dhe mjedisorePërhapja dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore në botë nuk është i barabartë. Rritja e shpejtë e popullsisë, si dhe zhvillimi ekonomik e teknologjik kanë ndikuar në rritjen e shfrytëzimit të pasurive natyrore. Vende të tilla si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India, Rusia, Kina etj., kanë realizuar shfrytëzim më të madh të pasurive natyrore. Rritja e vazhdueshme e popullsisë ka ndryshuar në mënyrë shumë të shpejtë ekosistemet e Tokës, duke i shndërruar pyjet, kullotat dhe zonat e tjera të shkretëtirës në ferma, kullota për bagëti, toka për shfrytëzimin e drurit, miniera dhe vendbanime. Aktualisht, njerëzit po përdorin afro 75% të sipërfaqes së tokës, me përjashtim të Arktikut dhe Antarktidës. Zhvillimi i bujqësisë dhe i blegtorisë intensive - ferma në shkallë të gjerë - kanë ndikuar në degradimin e tokës, përdorimin e paqëndrueshëm të ujit, humbjen e biodiversitetit dhe prodhimin e mbetjeve. Ndërsa popullsia e botës vazhdon të rritet, po ashtu do të rritet edhe kërkesa për ushqime me burime intensive, si produktet shtazore. Kërkesa për mish parashikohet të rritet 88% ndërmjet viteve 2010 dhe 2050. Ky konsum i lartë paraqet problem për frenimin e emetimeve të gazeve serrë në bujqësi dhe parandalimin e shndërrimit të pyjeve të mbetura në tokë bujqësore. Gjatë viteve 2015-2020, bota humbi rreth 10 milionë hektarë pyje çdo vit. Shpyllëzimi është një dukuri mjaft e theksuar vitet e fundit dhe kjo paraqet një problem serioz në ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Rritja e shpejtë e popullsisë ka ndikuar që sot miliona njerëz të kenë mungesë të ujit të pijshëm. Shfrytëzimi racional i pasurive natyrore dhe mbrojtja e mjedisitRritja e vazhdueshme e popullsisë dhe kërkesave për konsum ka ndikuar dukshëm edhe në rritjen e përdorimit të pasurive natyrore në mbarë botën. Kjo po paraqet një problem global, për shkak të zvogëlimit të vazhdueshëm të këtyre pasurive dhe degradimit të mjedisit. Sot vendet e ndryshme të botës janë orientuar drejt shfrytëzimit racional të pasurive natyrore dhe mbrojtjes së mjedisit. Kjo ka të bëjë me konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm, që nënkupton shfrytëzimin e pasurive natyrore për të plotësuar nevojat e tashme të popullsisë pa dëmtuar aftësitë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre. Ruajta e burimeve natyrore nga shkatërrimi (shpyllëzimi, mbishfrytëzimi i pasurive të paripërtëritshme etj.) apo nga ndotja (e ujërave, e tokës dhe e ajrit), ka rëndësi themelore jo vetëm për ne sot, por edhe për brezat e ardhshëm, pasi do t’u siguronte atyre kushtet e 3 Prodhimi i energjisë nga uji 4 Prodhimi i energjisë nga dielli210
                                
   206   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216