Page 213 - Demo
P. 213
Proceset dhe tiparet globale shoqëroro-ekonomike dhe mjedisorenevojshme për të jetuar. Domosdoshmëria e gjetjes së politikave efikase për të rregulluar këto raporte midis së tashmes dhe të ardhmes përbën një sfidë të rëndësishme për të gjithë ne.Për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shoqëria njerëzore gjithnjë e më tepër po e drejton vëmendjen në përdorimin e burimeve të ripërtëritshme, si: uji (energjia hidrike), dielli (energjia diellore), era (energjia eolike) dhe energjia gjeotermale. Energjia e ujit është përdorur qysh nga periudhat e hershme të njerëzimit. Rreth 1000 vjet më parë, në Angli, Francë dhe Spanjë përdoreshin mullinjtë që rrotulloheshin nga energjia e krijuar prej baticave. Sot një përdorim të gjerë ka hidroenergjia, e cila prodhohet në hidrocentralet e ndërtuara përgjatë luginave të lumenjve. Energjia diellore shfrytëzohet për ndriçim dhe ngrohje nëpërmjet përdorimit të paneleve diellore. Përdoret vetëm një pjesë e saj, sepse pjesa tjetër filtrohet nga atmosfera. Ajo mund të shfrytëzohet vetëm gjatë ditëve të kthjellëta. Energjia e erës, e cila kohë më parë shfrytëzohej për lundrimin e anijeve, për ndërtimin e mullinjve me erë etj., sot përdoret për ndriçim në disa vende të Evropës, kryesisht në Gjermani dhe Danimarkë. Ky përdorim është i mundshëm vetëm në vendet ku shpejtësia e erës është e madhe dhe ku drejtimi i sajë nuk ndryshon për intervale kohë të gjata.Energjia gjeotermale përdoret kryesisht në vendet me aktivitet vullkanik, sepse prodhimi i saj është i lidhur me shfrytëzimin e ujërave të ngrohta që vijnë nga zona nën litosferë. Ndër to dallohet Islanda, e cila një pjesë të mirë të energjisë që përdoret për ngrohje e siguron nëpërmjet shfrytëzimit të gejzerëve. Pyetje dhe detyra1 /ĚĞŶƟĮŬŽŶŝďƵƌŝŵĞƚĞƌŝƉģƌƚģƌŝƚƐŚŵĞĚŚĞƚģƉĂƌŝƉģƌƚģƌŝƚƐŚŵĞ͘2 Analizoni lidhjen mes rritjes së popullsisë dhe përdorimit të pasurive natyrore.3 ^ŚƉũĞŐŽŶŝŬƵƉƟŵŝŶĞŬŽŶĐĞƉƟƚ͞njŚǀŝůůŝŵŝƋģŶĚƌƵĞƐŚģŵ͘͟4 Hulumtoni rreth përdorimit të energjisë së ujit, diellit dhe erës në Kosovë.5 Prodhimi i energjisë nga era 6 Energjia gjeotermale211

