Page 22 - Demo
P. 22


                                    1.43 Shangai 4 TokioTË DHËNA KARAKTERISTIKE:x Popullsia aktuale e Azisë është 4 744 487 289 (në fillim të vitit 2023).x Në Azi jeton 59,8% e gjithë popullsisë së botës.x Asnjë kontinent tjetër nuk ka banorë më shumë se Kina.x Dendësia e popullsisë në Azi është 106 banorë/km².x Mosha mesatare në Azi është 32 vjeç.x Qytetet më të mëdha në botë janë: Tokio, Delhi, Shangai, Daka.POPULLSIA DHE VEÇORITË SHOQËRORE TË AZISË mbipopullimi shtimi natyror plakja e popullsisë emigrimiFjalë kyçe Shpërndarja e popullsisëPopullsia në këtë kontinent ka shënuar rritje të lartë, sidomos nga viti 1950 e deri më sot. Shpërndarja e popullsisë në kontinentin e Azisë ka dallime shumë të mëdha. Kushtet natyrore janë faktori kryesor i shpërndarjes jo të barabartë të popullsisë. Popullsia është e përqendruar kryesisht në viset më të ulëta fushore dhe në luginat e lumenjve. POPULLSIA E AZISË 1950-2020 (NË MILIARDË)02461950 1960 1970 1980 1990 2000 2010 20204,6 4,2 3,7 3,2 2,6 2,1 1,4 1,70AfrikaAzia123 451,3 miliardë banorë4,7 miliardë banorë1 Rritja e popullsisë së Azisë sipas viteve. 2 Krahasimi i numrit të popullsisë me kontinentet e tjera.Në pjesën jugore të Azisë kemi dendësinë më të madhe me 380 banorë/km², Azia Juglindore ka 145 banorë/km² dhe Azia Lindore 135 banorë/km². Ndërsa në viset e larta malore, në shkretëtira dhe në pjesën veriore të kontinentit kemi hapësira të mëdha që janë të pabanuara apo kanë dendësi të vogël. Nxënësi/ja:• krahason numrin e madh të popullsisë së Azisë me kontinentet e tjera;• analizon karakteristikat kryesore të popullsisë, si: dendësinë, shtimin natyror, strukturat dhe migrimet.20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26