Page 23 - Demo
P. 23
Kontinenti i AzisëNë pjesët e kontinentit ku dendësia është më e madhe, gjenden edhe shtetet që kanë numrin më të madh të popullsisë, si: India e Bangladeshi rreth lumenjve Gang e Brahmaputra, pastaj Kina Lindore, Japonia etj. Në këto shtete ndodhen edhe qytetet më të mëdha të kontinentit dhe të botës, si: Shangai me 29 milionë banorë e Pekini me 19 milionë (në Kinë); Nju-Delhi me 28 milionë e Mumbai me 19 milionë (në Indi); Tokioja me 27 milionë e Osaka me 19 milionë banorë (në Japoni) etj. Shtimi natyror i popullsisëAzia shënoi një rritje shumë të lartë të popullsisë që nga viti 1950, por vitet e fundit ritmi i rritjes ka rënë. Nga viti 1950 deri në vitin 2020 (për 70 vite), popullsia u rrit me 3,2 miliardë banorë, që do të thotë se popullsia e Azisë u rrit afërsisht me 45,7 milionë çdo vit. Shteti që aktualisht ka rritje më të madhe të popullsisë është India dhe mendohet se, shumë shpejt, do ta kalojë edhe Kinën për nga numri i popullsisë. Shtimi natyror në këtë kontinent ka dallime të mëdha sipas shteteve. Në shtetet me shkallë të lartë zhvillimi ekonomik e shoqëror ka një shkallë më të ulët nataliteti dhe shtimi natyror. Këto shtete janë: Japonia, Singapori, Kuvajti etj. Në shtetet që kanë shkallë të ulët zhvillimi, shkalla e natalitetit dhe shtimit natyror është më e lartë, si në Afganistan, Jemen, Palestinë, Pakistan, Taxhikistan etj. Nëse marrim mesataren e shtimit natyror për gjithë kontinentin, Azia ka natalitet 17,3 për mijë dhe mortalitet 6,1 për mijë – si rrjedhojë kemi një shtim natyror me 11,2 për mijë.Një fenomen mjaft i theksuar në kontinentin e Azisë është shkalla e lartë e emigrimit. Në vitin 2020, kishte mbi 46 milionë emigrantë që kanë migruar në kontinente të tjera, kryesisht në Amerikë dhe Evropë. Në Amerikën Veriore në vitin 2020 migruan 17,5 milionë banorë dhe në Evropë 23 milionë. Kjo shkallë e lartë migrimi po ndikon edhe në numrin e përgjithshëm të popullsisë dhe, për këtë arsye, në dekadën e fundit kemi rritje më të vogël të popullsisë në Azi.SHTIMI NATYROR NË AZI (PËR MIJË)Shtimi natyrorMortalitetiNataliteti0 5 10 156,117,311,0206 Shtimi natyror i popullsisë së Azisë (për mijë)5 Dendësia e popullsisë në AziBanorë / km221

