Page 24 - Demo
P. 24
Kontinenti i AzisëPyetje dhe detyra Strukturat e popullsisëBazuar në rënien e shtimit natyror dhe migrimin e popullsisë, në kontinentin e Azisë ka filluar të ndryshojë edhe struktura e popullsisë. Piramida e popullsisë sipas moshës është ngushtuar dukshëm në bazë, krahasuar me periudhat e mëhershme kohore. Kryesisht dominojnë grup-moshat e reja dhe ato të mesme. Moshat nën 15 vjeç përbëjnë rreth 24% të popullsisë, ndërsa ato mbi 65 vjeç përbëjnë rreth 8% të saj.Kontinenti i Azisë konsiderohet djepi i civilizimeve më të hershme, si ato të sumerëve, babilonasve, asirëve, persëve, kinezëve etj. Ka larmi të madhe popujsh, por dallohen tri grupe kryesore racore: ajo mongoloide (e verdhë), evropeide (e bardhë) dhe ekuatoriale (negrite). Raca kryesore dhe më e përhapur në Azi është ajo mongoloide, që përbëhet nga kinezët, japonezët, koreanët, turkmenët, uzbekët, turqit, mongolët etj. Këta popuj janë të përqendruar në Azinë Lindore dhe Qendrore.Raca evropeide përbëhet nga arabët, iranianët, afganët, izraelitët, hindusët etj. Kjo racë është e përhapur në rajonet perëndimore dhe jugore. Raca ekuatoriale jeton në jug të Indisë, Sri-Lankës dhe Indonezisë.Larmia e racave shoqërohet edhe me larmi të gjuhëve. Në Azi fliten gjuhë dhe dialekte të shumta, si: gjuha kineze, vietnameze, japoneze, koreane, arabe, persiane, turke etj.Azia është vendi i lindjes së feve më të mëdha në botë, si: islami, krishterimi, budizmi, hinduizmi, judaizmi, që kanë luajtur rol shumë të madh në zhvillimin e qytetërimeve, në organizimin e jetës shoqërore dhe ekonomike. Krahas besimeve fetare, në Azi janë të njohura edhe shumë kultura dhe qytetërime të hershme, si: japoneze, kinike (kineze), hinduse, persiane, islamike, ortodokse etj. Në këto qytetërime kishte organizime të rëndësishme shoqërore, si dhe janë bërë edhe shumë zbulime, si: mulliri me erë, letra dhe teknika e shtypit, baruti, busulla, mëndafshi etj.1 ŝůĂƚƉũĞƐģƚģŬŽŶƟŶĞŶƟƚƚģnjŝƐģŬĂŶģƉģƌƋĞŶĚƌŝŵŵģƚģŵĂĚŚƚģƉŽƉƵůůƐŝƐģ͍2 EģnjŝĚĂůůŽŚĞŶƚƌŝƌĂĐĂŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƉŽƉƵůůƐŝƐģ͘^ŚŬƌƵĂŶŝĞŵƌĂƚĞĚŝƐĂƉŽƉƵũǀĞƋģƵƚĂŬŽũŶģŬģƚLJƌĞƌĂĐĂǀĞ͘3 dƌĞŐŽŶŝĚŝƐĂŶŐĂĐŝǀŝůŝnjŝŵĞƚĞŚĞƌƐŚŵĞŶģŬŽŶƟŶĞŶƟŶĞnjŝƐģ͘6%1A%1c%MESHKUJ FEMRA7 Drejtimet e migrimit të popullsisë së Azisë8 Piramida e popullsisë së Azisë100+95-9990-9485-8980-8475-7970-7465-6960-6455-5950-5445-4940-4435-3930-3425-2920-2415-1910-145-90-410% 8% 6% 4% 2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%3.8%4.1%4.1%4.0%3.9%3.9%4.1%3.8%3.4%3.2%3.2%2.8%2.0%1.8%1.2%0.7% 0.9%1.4%1.9%2.1%2.8%3.1%3.1%3.3%3.6%3.8%3.6%3.6%3.7%3.8%3.8%3.5%0.4% 0.6%0.2% 0.3%0.1% 0.1%0.0%0.0%0.0%0.0"

