Page 26 - Demo
P. 26


                                    QymyriBurimet kryesoreBujqësia komercialePërdorimi i tokësPërdorimi i tokës dhe burimetBujqësia nomadeBujqësia e mbijetesësKryesisht tokë pyjore%XMTsVLDHNX¿]XDU*D]LQDW\\URUNaftaProdukte pyjoreAriArgjendiHekuriUraniumiBoksiteDiamanteTë tjeraPeshkimiQendrat kryesore prodhuese dhe tregtare1.5 Pasuritë natyrore të AzisëKontinenti i Azisë ka pasuri të mëdha natyrore. Dallohet për rezervat e naftës, gazit natyror e qymyrit. Sipërfaqet e mëdha të tokave pjellore, pyjeve dhe kullosave janë një pasuri e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë e pylltarisë. Azia dallohet edhe për rezerva të mëdha ujore në nivel botëror, si dhe për shumë burime minerare.Nafta dhe gazi natyror – 65% e rezervave botërore gjenden në këtë kontinent dhe janë ndër pasuritë më të rëndësishme. Ndodhen kryesisht në Azinë Jugperëndimore (Arabi Saudite, Irak, Iran, Kuvajt, Katar, Oman dhe Emiratet e Bashkuara Arabe). Ka edhe rreth Kaukazit dhe liqenit Kaspik, në Kinë, Indonezi etj.KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE NDARJA RAJONALE mineralet pyjet tokat punuese ujërat diferencat e zhvillimit ekonomik ndarja rajonaleNxënësi/ja:• identifikon pasuritë natyrore të kontinentit të Azisë;• argumenton zhvillimin ekonomik të rajoneve të Azisë në raport me pasuritë natyrore;• dallon grupimet kryesore politike, ekonomike dhe ndarjen rajonale. Fjalë kyçeQymyri – Azia është e pasur me rezerva qymyri. Kryesisht shtrihen në Siberi, Azinë Qendrore, Kinë, Indi etj.Burimet minerare – Azia është e pasur me minerale hekuri, nikeli, bakri, boksi, kromi, plumbi, zinku, ari, uraniumi, mangani etj.Burimet ujore – Lumenjtë e Azisë janë një nga resurset shumë të rëndësishme natyrore që shërbejnë për prodhimin e energjisë. Rezervat ujore janë mbi 35% të rezervave botërore. Lumenjtë më të rëndësishëm për energji janë: Jance, Huanhe, Ind, Gang, Eufrat, Tigër etj. Ata janë shumë të rëndësishëm edhe për ujitjen e tokave bujqësore dhe shumë sipërfaqeve të thata.1 Shtrirja e pasurive natyrore në Azi24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30